Flash

Maluma në një lidhje me Winnie Harlow

Lapsi.al 24 October 2019
Maluma në një lidhje me Winnie Harlow

Maluma është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga femrat dhe me siguri miliona fanse ëndërrojnë të jenë tani në vendin e modeles Winnie Harlow.

Kjo e fundit duket se ka nisur një romancë me Maluma-n, të cilën po mundohen ta mbajnë sa më larg syrit të mediave.

Burime për “Page Six” kanë treguar se këngëtari dhe modelja janë parë së bashku në një restorant në Long Island, të shoqëruar edhe nga miqtë e tyre.

Sipas burimeve, ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe janë parë të kërcejnë ngjitur gjatë mbrëmjes.

Gjithashtu, Winnie e shoqëroi Maluma-n në koncertin e tij të fundit në MSG, ku ai xhiroi edhe një skenë me Jennifer Lopez për filmin e tyre të ri.

Megjithatë, askush prej të dyve s’e ka konfirmuar apo mohuar lajmin e lidhjes, ndërkohë që presim të tjera zhvillime nga çifti.

Të këshilluara

Era bën gati projektin e ri me Claydee

Era Istrefi, aktualisht ndodhet në Athinë të Greqisë. Ajo siç shihet ka udhëtuar drejt këtij shteti bashkë me motrën e saj, Norën, për të punuar sërish në st...

19:54

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI