Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Victoria Beckahm zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare

Lapsi.al 23 October 2019
Victoria Beckahm zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare

Victoria Beckahm zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare me David Beckham.

Të martën, manjatja e modës dhe bukurisë, ishte e ftuar në "Today", ku foli për nxjerrjen në treg të linjës së produkteve të bukurisë që mbajnë emrin e saj, dhe për familjen. Gjatë intervistës, Victoria u pyet mbi përbërësin sekret që e bën të suksesshme martesën me bashkëshortin. “Fëmijët janë prioriteti ynë. Çdo gjë që bëjmë rrotullohet rreth fëmijëve,” tha Victoria. Ajo dhe David kanë katër fëmijë, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

“Punojmë shumë të dy. I adhurojmë profesionet tona,” tha ajo dhe shtoi se e mbështesin njëri-tjetrin dhe se janë shumë me fat që janë bashkë.

Victoria dhe David u njohën në vitin 1997, dy vite para se të martoheshin dhe siç konfirmoi ajo, ishte dashuri me shikim të parë. “Jemi shumë të pranishëm në jetët e fëmijëve tanë,” tha ajo. “E duam shumë njëri-tjetrin. Çdo gjë që bëjmë rrotullohet rreth familjes.”

Për fat të mirë, prindërit e saj dhe të David kanë qenë gjithmonë të gatshëm t’i ndihmojnë me fëmijët.

Të këshilluara

Leonora Poloska rikthehet në muzikë

Leonora Poloska ka vite që është larguar nga muzika dhe nga vëmendja e publikut në përgjithësi. Por së fundmi këngëtarja në një intervistë për 'GazetënEkspre...

15:19

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI