Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Mira Kazhani: Përse zgjedh të jem beqare

Lapsi.al 23 October 2019
Mira Kazhani: Përse zgjedh të jem beqare

Në emisionin “Ftesë në pesë”, ishte e ftuar gazetarja Mira Kazhani.

Së bashku me motrën e saj ajo ka zbuluar detaje që lidhen me marrëdhënien e tyre dhe sigurisht nuk i ka shpëtuar dot çështjes së martesës.

E pyetur nga Bieta se përse është ende beqare, Mira ka pranuar se deri diku ka faj edhe vetë.

“Unë them që duhet të bëjë disa kombinime universi…mbase edhe vetë e kam pak fajin, një lloj pasioni e kam patur për gazetarinë. Sa më shumë distancohesh, zvogëlohen mundësitë që të njohësh njerëz të rinj. Ti e di Bieta që të gjithë ne që jetojmë në botën e medias, vetvetiu krijojmë një lloj mikrobote, rrimë shumë në rrethin tonë dhe nuk është se ke shumë mundësi kontaktesh. Megjithatë është pak përgjithësisht problem gazetarësh ky…”, është shprehur Mira në studio. Ajo po ashtu ka treguar se ndihet e lumtur në statusin e saj të beqares.

Por, pavarësisht se thotë se është beqare, në gishtin e unazës së saj u vu re një unazë fejese, e cila na habiti të gjithëve.

Të këshilluara

Del në ankand xhaketa e Kurt Cobain

Një çerek shekulli pasi rapsodisti enigmatik Kurt Cobain vrau veten, një triko e famshme e veshur prej tij, gjatë një koncerti të grupit Nirvana në 1993, unplug...

19:19

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI