Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Kompania e re e Kylie Jenner kthehet në tallje për fansat (FOTO)

Lapsi.al 23 October 2019
Kompania e re e Kylie Jenner kthehet në tallje për fansat (FOTO)

Kylie Jenner provoi sërish se nuk lë asnjë mundësi marketingu t’i rrëshqasë nga duart.

Siç mund ta keni parë kudo në Instagram dhe Twitter, Kylie u bë meme pas videos ku i këndon të bijës “rise and shine” (ngrihu dhe shkëlqe). Fill pas videove dhe fotove që qarkulluan kudo, Kylie nxorri në shitje në Kyliejennershop.com një bluzë me kapuç (në dy versione, e bardhë dhe e zezë), me mbishkrimin “riiise x shiiinnee”.

Të dyja nga 65 dollarë, momentalisht bluzat janë shitur të gjitha.

Por nuk përfundon këtu. Përpos bluzave, sipas USA Today, Kylie ka regjistruar “rise and shine” si markën e saj. Ajo paraqiti në një zyrë për regjistrimin e Patentave dhe Markave dokumentet e nevojshme ligjore për ta kthyer “Riiise x Shiiinee” në markën e vet, e cila do të përfshijë rripa, pantallona, pallto, këpucë, xhaketa, pizhama, çorape, rrobat e banjës, veshje të brendshme si edhe produkte kozmetike.Referuar reagimeve në Twitter, njerëzit mendojnë se është qesharake. “Kylie Jenner po e kthen në markë ‘rise and shine’...” shkruan dikush. “Videot ‘rise and shine’ ishin gallatë, derisa Kylie Jenner u përpoq ta kthente në markën e saj,” shton një tjetër.

“[Videoja] ishte për të qeshur. Pse e ka kaq të vështirë ta lërë kështu?” lexohet në një tjetër postim. Nuk është hera e parë që një vendim i ngjashëm shkakton debat. Në vitin 2014, Kylie u përpoq që të markonte emrin e saj, gjë që nxiti një betejë ligjore me yllin e pop-it, Kylie Minogue. Këngëtarja dhe aktorja paraqiti në gjykatë një listë me arsye pse Kylie nuk mund të kishte të drejtën ekskluzive të emrit. Ndër të tjera, thuhej se Jenner ishte një yll televiziv i rëndësisë së dytë, ndërkohë që Minogue ishte një artiste ndërkombëtare dhe aktiviste.

 

Të këshilluara

Sara Hoxha i vjen në ndihmë nënave të reja

Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të dytë të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Roman. Pas London (sipas Londrës) këtë herë dyshja zgjodhi...

11:58

Mira Kazhani: Përse zgjedh të jem beqare

Në emisionin “Ftesë në pesë”, ishte e ftuar gazetarja Mira Kazhani. Së bashku me motrën e saj ajo ka zbuluar detaje që lidhen me marrëdhënien e tyre dhe sigu...

10:39

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI