Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Erdogan paralajmëron operacion edhe më të ashpër ndaj kurdëve

Lapsi.al 23 October 2019
Erdogan paralajmëron operacion edhe më të ashpër ndaj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të vazhdojë operacionin ushtarak në verilindje të Sirisë “me vendosmëri edhe më të madhe”, nëse luftëtarët kurdë dështojnë të respektojnë marrëveshjen për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në Ankara, përpara se të nisej drejt Rusisë, Erdogan tha se të gjitha milicitë kurde duhet të largohen nga zona e sigurt, që Turqia dëshiron ta krijojë përgjatë një pjese të kufirit të saj me Sirinë.

Erdogan tha se rreth 700 deri në 800 luftëtarë kurdë tashmë janë larguar, ndërsa mbeten edhe 1,200 deri në 1,300 të tjerë.

“Institucionet tona po e monitorojnë nga afër situatën në terren. Nëse premtimet që i ka dhënë Amerika nuk mbahen, ne do ta vazhdojmë operacionin aty ku e kemi lënë – këtë herë, me vendosmëri edhe më të madhe”, tha Erdogan.

Më 9 tetor, Turqia ka nisur një operacion kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, duke thënë se dëshiron ta pastrojë kufirin e saj nga “terroristët”.

Në këtë ofensivë, qindra civilë janë vrarë dhe plagosur.

Pas tetë ditësh, me këmbënguljen e SHBA-së, Turqia është pajtuar për një armëpushim 5-ditor, për t’iu mundësuar kurdëve të largohen rreth 30 kilometra larg kufirit. Afati i armëpushimit skadon mesnatën e sotme.

Të këshilluara

Njihuni me popullin më të pasur në botë

Në Zvicër, sot ka 725,000 njerëz me pasuri prej një milion e më shumë. Ky numër pritet të rritet në 988,000 deri në vitin 2023. Pavarësisht një rënie të leht...

13:57

Kaosi i Brexit-it vazhdon

Ministri britanik i shtetit dhe i ngarkuar pёr Brexit-in Michael Gove insiston pёr afatin e daljes nga BE-ja mё 31 tetor. Qeveria britanike pas dёshtimit n...

10:40

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI