Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Pompeo: Trump i gatshëm dhe për ndërhyrje ushtarake kundër Turqisë

Lapsi.al 22 October 2019
Pompeo: Trump i gatshëm dhe për ndërhyrje ushtarake kundër

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se nëse lind nevoja, presidenti Donald Trump është i përgatitur të përdorë edhe forcë ushtarake kundër Turqisë, në lidhje me veprimet e tyre në Sirinë e Veriut, ndërkohë që trupat ushtarake amerikane janë ende duke u tërhequr.

“Ne parapëlqejmë paqen para luftës”, tha Pompeo në një intervistë për CNBC. “Por nëse do të nevojiten veprime ushtarake, duhet ta dini që presidenti Trump është mëse i përgatitur që ta ndërmarrë atë hap.”

Presidenti amerikan është kritikuar shumë pas vendimit për të tërhequr forcat amerikane nga Siria e Veriut, duke braktisur kështu kurdët, të cilët vazhduan një luftë të ashpër kundër ISIS-it. Tërheqja e amerikanëve solli ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në zonë, që la rreth 120 civilë të vrarë, sipas Vëzhgimit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Britaninë e Madhe.

Pompeo nuk e shprehu qartë se cila do të ishte vija e kuqe për Turqinë që do të shkaktonte ndërhyrjen ushtarake të Amerikës, duke sqaruar se nuk donte të fliste para presidentit në lidhje me se ku dhe kur do të përdorej fuqia ushtarake e Amerikës.

“Ju përmendët fuqitë ekonomike që kemi përdorur. Sigurisht që do t’i përdorim. Do të përdorim edhe fuqitë diplomatike. Ato janë të parapëlqyerat”, tha Pompeo.

Trump tha të hënën në një konferencë për shtyp se SHBA-të nuk kishin rënë dakord me kurdët që t’i mbronin përjetësisht, dhe që SHBA-të nuk do të mbanin anë. “Le të luftojnë vetë”, tha Trump për gazetarët.

SHBA vendosi gjithsesi sanksione ndaj Turqisë, pasi këta të fundit u futën me ushtri në territore siriane ku ishin vendosur aleatët kurdë të Amerikës teksa luftonin ISIS-in. Turqia i sheh kurdët si grup terrorist.

Të enjten, zv/presidenti amerikan, Mike Pence, tha se Turqia ra dakord për një armëpushim 5-ditor, periudhë që SHBA-të do ta përdorin për të ndihmuar tërheqjen e trupave kurde nga rajoni. Pasi të gjitha trupat të jenë larguar, sipas Pence, SHBA-të do të heqin sanksionet e vëna ndaj Turqisë.

Por aleatët republikanë të Trump-it e kritikuan menjëherë marrëveshjen e armëpushimit, duke thënë se i jep Turqisë gjithçka që dëshironin, teksa SHBA-të braktisnin aleatët e tyre. Pompeo mbrojti marrëveshjen në një intervistë duke thënë se ishte i bindur që ajo do të shpëtonte jetët e kurdëve dhe të pakicave të tjera në rajon.

Të këshilluara

Njihuni me popullin më të pasur në botë

Në Zvicër, sot ka 725,000 njerëz me pasuri prej një milion e më shumë. Ky numër pritet të rritet në 988,000 deri në vitin 2023. Pavarësisht një rënie të leht...

13:57

Kaosi i Brexit-it vazhdon

Ministri britanik i shtetit dhe i ngarkuar pёr Brexit-in Michael Gove insiston pёr afatin e daljes nga BE-ja mё 31 tetor. Qeveria britanike pas dёshtimit n...

10:40

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI