Flash

Greta Thunberg dhe Rihanna frymëzim për disa pronarë në paradën e qenve (FOTO)

Lapsi.al 22 October 2019
Greta Thunberg dhe Rihanna frymëzim për disa pronarë në

Në Nju Jork u zhvillua në fundjavë Parada e përvitshme e Halloween-it, e gjitha për qentë. Pronarët e miqve të vegjël më katër këmbë sollën një larmi kostumesh ku spikatën veshjet si Rihana apo Greta Thunberg.

Parada e përvitshme e Halloween-it, e gjitha për qentë, që u zhvillua në sheshin Tompkins në Nju Jork ofroi një super spektakël. Qen të veshur si Rihana apo aktivistja për mbrojtjen e mjedisit Greta Thunberg, tërhoqën vëmendjen e qindra njerëzve që ishin mbledhur për të parë miqtë e vegjël me katër këmbë.

Jo vetëm qentë por edhe pronarët e tyre kishin zgjedhur të vishnin kostume pavarësisht se parada nuk është për ta. Kishte nga ata që kishin zgjedhur për qentë e tyre kostume që i kishin bërë vetë, duke i bërë ata si Dracula, Snoopy apo edhe personazhe të frikshme.

Këlyshët garuan për kurorën e “Best Dressed”, apo kostumi më I mirë, që e fitoi një qen i veshur si Snoopy & Red Baron bazuar në episodin e dashur Charlie Brown. Por edhe ata që nuk fituan, morën në shtëpi nga një çantë me ushqim qensh.

Të këshilluara

Del në ankand xhaketa e Kurt Cobain

Një çerek shekulli pasi rapsodisti enigmatik Kurt Cobain vrau veten, një triko e famshme e veshur prej tij, gjatë një koncerti të grupit Nirvana në 1993, unplug...

19:19

Rihanna i rikthehet flirtit me Chris (Foto)

Këngëtarja Rihanna mund të martohet shumë shpejt me miliarderin Hassan Jameel, por historia me Chris Brown vijon të komentohet. Në postimin e fundit në Instagra...

16:00

Tjetër sukses për Luiza Gega

Luiza Gega ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare ku arritur të dalë e treta në garën 3000m me pengesa në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore të m...

15:33

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI