Flash

DJ Martin Garrix zyrtarisht muzikanti i kompeticionit më të rëndësishëm europian, Euro 2020

Lapsi.al 22 October 2019
DJ Martin Garrix zyrtarisht muzikanti i kompeticionit më të

Superylli botëror i muzikës, DJ Martin Garrix është zyrtarisht muzikanti i kompeticionit më të rëndësishëm europian, Euro 2020. DJ i njohur ka fituar të drejtën për të shkruar dhe interpretuar këngën zyrtare të kompeticionit që do mbahet vitin e ardhshëm në 12 qytete të ndryshme të Europës. Lajmi u bë i ditur nga vetë Garrix, gjatë një eventi në Amsterdam, një prej qyteteve pritëse të finaleve të Europianit. Kënga do të zbulohet në pranverën e vitit 2020, pjesë e së cilës do të jetë edhe një tjetër këngëtar. Kënga do të interpretohet për herë të parë në ceremoninë e hapjes së UEFA EURO 2020 në “Olimpico “në Romë, më 12 qershor 2020.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të shkruaj dhe interpretoj këngën zyrtare të UEFA EURO 2020. Turneu i verës tjetër do t’i afrojë tifozët me futbollin më shumë se më parë dhe me të vërtetë shpresoj se kënga ime do t’i bëjë të gjithë në Evropë të ndjehen sikur janë pjesë e saj,” tha shkurtimisht Garrix. Kjo është hera e dytë që kënga zyrtare e një kompeticioni i besohet një DJ. Në ceremoninë e hapjesë së Lojërave Olimpike 2004 në Athinë, ekzekutoi homologu holandez i Garrix, Tiesto.

Të këshilluara

Nicki Minaj, tashmë e martuar

Nicki Minaj është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj Keneth Petty. Këtë lajm e zbuloi vetë reperja me anë të një postimi në ‘Instagram’ në të cilën duk...

10:35

Kanye heq dorë nga muzika rap

Kanye West po konsideron të mos bëjë më muzikë ‘rap’, pasi thotë se është ‘muzikë e djallit’. Reperi Kanye West mund të mos e vazhdojë karrierën si rep artis...

17:53

Zbulohet se kur do të martohet Nicki Minaj

Ajo është tërhequr nga muzika dhe ende nuk është e qartë nëse ky vendim është vendimtar apo jo. Megjithatë, një gjë është e sigurt, reperja e famshme do të m...

17:35

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI