Flash

Bllofi i Ramës me padinë kundër gazetarit Peter Tiede

Lapsi.al 21 October 2019
Bllofi i Ramës me padinë kundër gazetarit Peter Tiede

Në muajin qershor Kryeministri Rama deklaroi se do të padiste gazetën Bild dhe gazetarin e saj, Peter Tiede, në Gjermani për botimin e përgjimeve që tregonin përfshijen e dejtuesve të  të lartë socialistë në manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër më 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Ndërkohë prokuroria shqiptare nisi një hetim të brendshëm për të zbuluar se kush mund t’i kishte rrjedhur përgjimet e dosjes hetimore, me qëllim për të theksua faktin se nxjerrja e povave hetimore ishte krim i rëndë.

Kanë kaluar katër muaj, por nuk ka patur asnjë lajm se çfarë ka ndodhur me padinë e zotit Rama ndaj Bild.

Për të mësuar mbi ecurinë e saj, Exit.al bashkëpunoi me një avokat gjerman, Nils Bruckhuisen, përmes të cilit u përpoqëm të kuptonim akuzat e mundshme që Zoti Rama mund të kishte ngritur ndaj Bild dhe Zotit Tiede, bazuar mbi ligjet gjermane, por edhe për të peshuar gjasat e fitimit të një çështjeje të tillë.

Në një artikull vlerësues që ne botuam, bazuar në arsyetimet e Zoti Buckuisner, mbas vlerësimit të fakteve të bëra publike deri tani, arritëm në përfundimin se padia e Zoti Rama ndaj Bild, qoftë civile apo penale, ka pak gjasa të jetë e suksesshme.

Por, spekulimeve të Exit.al mbi meritat e mundshme të padisë, i dha fund Zoti Tiede, i cili pasi lexoi artikullin tonë na informoi:

“Nuk ka padi. Pati një letër. Asgjë më tepër. As padi, asgjë!”

Zoti Tiede i referohet një letre të dërguar në muajin gusht nga përfaqësuesit e Kryeministrit Rama, që sikurse e kemi raportuar më parë, është injoruar nga Bild.

Me gjasë, në këtë letër avokatët e Zoti Rama kanë pretenduar se Bild ka shtrëmbëruar faktet me botimin e audiopërgjimeve dhe kanë kërkuar botimin e një përgënjeshtrimi nga ana e saj apo më pak gjasa, një dëmshpërblim, për ta zgjidhur çështjen “me mirëkuptim” midis palëve.

Normalisht, kur letra të tilla shpërfillen, ato pasohen nga një padi.

Por kjo nuk ka ndodhur ende. Pavarësisht kërcënimeve dhe mburrjes publike, Kryeministri Rama nuk e ka paditur kurrë gazetën Bild dhe Peter Tieden në gjykatat gjermane.

Exit.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI