Flash

Pse njerëzit e pasur vishen thjesht

Lapsi.al 21 October 2019
Pse njerëzit e pasur vishen thjesht

Njerëzit e pasur nuk duken të pasur kur u hedh vetëm një vështrim. Madje, statistikisht, ata që nuk konsiderohen të pasur vishen më mirë se ata që janë vërtet. Ja pse:

Për t’iu shmangur një vendimi

Kur merr me dhjetëra vendime me rëndësi gjatë ditës, shanset janë, që me kalimin e kohës do të lodhesh e do të marrësh vendime të gabuara. Për të mos i shtuar kësaj lodhjeje, njerëzit e pasur i shmangen pyetjes “çfarë të vesh sot?” Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, foli dikur mbi këtë çështje: “Po ta vini re, vesh vetëm kostume blu ose të gri. Po përpiqem të kursej vendimet e gabuara. Nuk dua të marr vendime mbi veshjet apo drekën. Kam gjëra më të rëndësishme për të vendosur.”

Për të kursyer kohë

Mark Zuckerberg kaloi nga student trokë në multi-miliarder kur shpiku Facebook. Sot, Zuckerberg vlen më shumë se 71 miliardë dollarë, por po ta shihni në rrugë, pa e ditur si duket, s’do t’ju shkonte kurrë ndërmend se është aq i pasur. Në garderobën e tij ka vetëm bluza gri. Ngaqë nuk duhet të shqetësohet për veshjen, ai kursen kohë dhe e dimë të gjithë që koha është para.

Për të krijuar një imazh

Steve Jobs krijoi një nga kompanitë më fitimprurëse dhe më të suksesshme në botë, Apple Inc. Jo vetëm që e themeloi, shërbeu si president dhe CEO i Apple, Jobs ishte edhe CEO dhe aksioneri më i madh i Pixar dhe anëtar i bordit në Walt Disney.

Steve ka stil të paharrueshëm: një golf të zi dhe xhinse blu. Imitohet lehtësisht, nuk harrohet dhe kushton pak. Krijimi i një stili personal nuk është me rëndësi vetëm për njerëzit e famshëm dhe modelet, por edhe për miliardrët. Një uniformë përcjell pjekuri.

Për të shpenzuar me zgjuarsi

Një miliarder s’do të ishte bërë miliarder nëse do të kishte shpenzuar para për sende pa rëndësi si veshjet. Nuk do të kishin fituar shuma të jashtëzakonshme nëse do të shpenzonin si njerëz të zakonshëm. Një familje mesatare amerikane shpenzon 3.8% të të ardhurave në veshje çdo vit.

Të këshilluara

Mbështesim sipërmarrësit e së ardhmes

Bruksel, 17 Tetor. Data 20 tetor shënon evenimentin e përvitshëm të Ditës Europiane të Mikrofinancës. Në këtë edicion të pestë, po organizohen aktivitete në të ...

16:48

Pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë vetë ata, njerëzit vishen vetëm me të zeza për disa ose të ...

11:54

Anija më e madhe në botë, gati për 2021

Anija e re Royal Caribbean 'Mrekullia e Deteve' do të jetë anija më e madhe e lundrimit në botë kur ajo të dalë në det. Royal Caribbean bëri bujë në industri...

13:18

7 kuriozitete rreth puthjeve

Ky akt i mrekullueshëm që njerëzit vazhdimisht e dëshirojnë ka një histori të gjatë. Ja ku ju paraqesim 7 fakte qesharake, që me siguri nuk i dinit rreth puthje...

16:51

Të fshehtat që duhet t’i dini për parfumin

Të hedhësh parfumin siç duhet, mund të jetë sfidë. Po të hedhësh shumë, parfumi do të hyjë në çdo vend para teje. Po të hedhësh shumë pak, më mirë t’i kishe kur...

19:15

Instagram heq opsionin 'Following Activity'

Bëhet fjalë për aktivitetin e ndjekësve, që tregonte fotot e kujt pëlqenin, komentonin apo personat që ndiqnin, ata që keni në Instagram. Nga studimet që ka ...

16:00

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI