Flash

Prince Harry pranon se mes tij dhe William diçka nuk shkon

Lapsi.al 21 October 2019
Prince Harry pranon se mes tij dhe William diçka nuk shkon

Si asnjëherë më parë, princi britanik Harry ka bërë të ditur ekzistencën e një tensioni në marrëdhënien e tij me vëllanë më të madh, William- in.

Ai u shpreh se secili prej tyre po ndjek një rrugë të ndryshme. Në një intervistë me Tom Bradby- n të ITV-së, regjistruar gjatë udhëtimit të fundit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Afrikë, Harry u pyet përsa i përket lajmeve në shtyp, mbi grindjet e shpeshta mes dy vëllezërve.

“Sa të vërteta janë të gjitha këto?”- ishte pyetja e gazetarit.

“Si pjesë e këtij roli, e kësaj pune, e kësaj familjeje, duke qenë nën presion të shumtë, gjëra të tilla është e pashmangshme të mos ndodhin. Sidoqoftë ne jemi vëllezër. Do të jemi gjithmonë të tillë. Sigurisht gjendemi në rrugë të ndryshme aktualisht, por unë do të jem gjithmonë aty për të, ashtu siç di se edhe ai do të jetë për mua. Nuk e shohim më njëri- tjetrin aq shpesh sa dikur për shkak se jemi të zënë. Si vëllezër që jemi, kemi ditë të mira por edhe të këqija”, përfundoi Harry.

Nisur nga ç’shkruhet në tabloide të ndryshme, të cilat sidoqoftë mbesin në stadin e thashethemeve, thuhet se përçarja mes tyre ka ardhur si pasojë e raportit jo fort të mirë të dy bashkëshorteve të tyre, Meghan Markle- it dhe Kate Middleton –it.

Të këshilluara

Kanye heq dorë nga muzika rap

Kanye West po konsideron të mos bëjë më muzikë ‘rap’, pasi thotë se është ‘muzikë e djallit’. Reperi Kanye West mund të mos e vazhdojë karrierën si rep artis...

17:53

Zbulohet se kur do të martohet Nicki Minaj

Ajo është tërhequr nga muzika dhe ende nuk është e qartë nëse ky vendim është vendimtar apo jo. Megjithatë, një gjë është e sigurt, reperja e famshme do të m...

17:35

Morena Taraku përfundon në spital

Morena Taraku ishte duke festuar publikimin e këngës së saj më të re, kur papritur njoftoi se kishte përfunduar në spital. Instagrami i saj u mbush me postimet ...

15:41

Fotografohet në burg Felicity Huffman (Foto)

Ylli i “Shtëpiakeve të dëshpërura” pranoi se pagoi 15.000 dollarë që përgjigjet e provimit të vajzës së saj për pranimin në kolegj të korrigjoheshin fshehurazi ...

15:07

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI