Flash

Meghan Markle rrëfen prapaskenat e martesës me princ Harry-n

Lapsi.al 21 October 2019
Meghan Markle rrëfen prapaskenat e martesës me princ Harry-n

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princi Harry, janë një ndër çiftet më të njohur në mbarë botën, gjithçka prej të cilëve përbën kuriozitet të madh për publikun dhe komentohen mjaft në media. Disa muaj më parë, ata u bënë prindër të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Archie Harrison.

Duket sikur gjithkush e ka zili jetën e Meghan Markle, e cila nga një aktore e thjeshtë u kthye në dukeshën e Sussex.

Mirëpo, Meghan na ka treguar se asgjë s’ka qenë e lehtë për të!

Që prej bërjes publike të lidhjes me Harry-n, asaj i është dashur të përballet çdo ditë me mediat dhe lajmet e pafundme që shkruajnë për të.

Meghan tregon se në fillimet e saj, miqtë e ngushtë ishin të lumtur për të, sepse vetë Meghan ishte e lumtur me Harry-n.

Mirëpo, ata e kishin paralajmëruar të mos martohej me princin, sepse do ta kishte shumë të vështirë ta shihte veten çdo ditë si kryefjala e mediave.

Siç rrëfen Meghan në dokumentarin e “ITV”, fjalëve të miqve se do t’i shkatërrohej jeta i kishte dhënë të drejtë pak më vonë.

Dukesha tregoi se momenti më i vështirë ishte pas ardhjes në jetë të vogëlushit Archie.

Ajo rrëfeu me lot në sy se iu desh të përballej me trysninë dhe sulmet në media dhe kjo s’kishte qenë aspak e këndshme për të.

“E përjetova shumë pas kuintave, e dija që s’do të ishte e lehtë, por prisja të ishte e drejtë dhe këtë pjesë s’po mundem ta përtyp.”- u shpreh ajo gjatë dokumentarit.

Të këshilluara

Rafael Nadal i jep fund beqarisë

Rafael Nadal është martuar me partneren e tij, Mery Perello, me të cilën është në lidhje qe 14 vite. Ceremonia martesore është zhvilluar të shtunën në Majork...

10:18

Arrestohet aktorja Jane Fonda

Jane Fonda është arrestuar për herë të dytë brenda një jave teksa protestonte në Capitol Hill për çështjet e klimës, nën akuzën e protestës së paligjshme. “G...

17:15

Rihanna publikon librin e ri

Rihanna ka publikuar një libër prej 1,050 fotografish të vetvetes i cili ka kushtuar afërsisht 116 mijë dollarë. "Autobiografia vizuale" përfshin imazhe të r...

14:51

Nora flet për ndarjen nga Roberti

Pas deklaratës së Robertit, Nora vendosi të mos reagojë për ndarjen e deri më sot këngëtarja nuk kishte folur aspak për këtë pjesë duke mos pranuar as intervist...

12:12

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI