Flash

Mamaja e Rita Orës rrëfen historinë me sëmundjen, 'Ka qenë lajm i vështirë'

Lapsi.al 21 October 2019
Mamaja e Rita Orës rrëfen historinë me sëmundjen, 'Ka

Mamaja e  Rita Ora, Vera Sahatçiu është një nga të mbijetuarat e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Ajo e ka përshkruar këtë periudhë të jetës si një sfidë të vështirë, por që përkrahja e më të afërmve dhe qetësia me veten ishin çelësi me të cilin ajo i bëri ballë sëmundjes deri në fund. Në muajin (Tetor) e ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, në një intervistë për “Telegraf”, Vera Ora ka treguar historinë e saj të suksesit, e cila mund të jetë frymëzuese për këdo që po përballet me një betejë të tillë. “Ka qenë një shok i papritur se në ato momente nuk mendon se do të prekesh nga kjo sëmundje e tillë. E keqja është se gjithë jeta të ndryshon menjëhere dhe fillova ta pyes veten a do të mbijetoj? Posaçërisht mendoja për efektin e sëmundjes në familjen dhe fëmijët e mi. Mirëpo fatmirësisht ishte në fazën fillestare dhe pata fatin. Ka qenë lajm i vështirë për të gjithë, mirëpo e kam pas përkrahjen e bashkëshortit dhe familjes, dhe ndërhyrjen e menjëhershme për të gjitha masat e duhura për trajtim, që në rastin tim fatmirësisht rezultoj me sukses.Trajtimet të cilat mora për këtë sëmundje kanë qenë të gjata dhe të vështira, u fokusova diku tjetër në mënyrë që ta largoja vëmendjen prej sëmundjes. Në vazhdimin e studimeve për përfundimin e diplomës si doktoreshë, në Angli. Kam kaluar provimin shtetëror gjatë trajtimit dhe kjo më bëri krenare për suksesin tim personal”- u shpreh Vera Ora.

Të këshilluara

Rafael Nadal i jep fund beqarisë

Rafael Nadal është martuar me partneren e tij, Mery Perello, me të cilën është në lidhje qe 14 vite. Ceremonia martesore është zhvilluar të shtunën në Majork...

10:18

Arrestohet aktorja Jane Fonda

Jane Fonda është arrestuar për herë të dytë brenda një jave teksa protestonte në Capitol Hill për çështjet e klimës, nën akuzën e protestës së paligjshme. “G...

17:15

Rihanna publikon librin e ri

Rihanna ka publikuar një libër prej 1,050 fotografish të vetvetes i cili ka kushtuar afërsisht 116 mijë dollarë. "Autobiografia vizuale" përfshin imazhe të r...

14:51

Nora flet për ndarjen nga Roberti

Pas deklaratës së Robertit, Nora vendosi të mos reagojë për ndarjen e deri më sot këngëtarja nuk kishte folur aspak për këtë pjesë duke mos pranuar as intervist...

12:12

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI