Flash

Dështimi me negociatat/ Pse Basha turret të kërkojë zgjedhje?

Lapsi.al 21 October 2019
Dështimi me negociatat/ Pse Basha turret të kërkojë
Lulzim Basha e ka lidhur dështimin e Rilindjes në hapjen e negociatave me padurimin për tu rikthyer vetë në pushtet. Gjatë një conference të paralajmëruar me ngut, ai ka shpallur se: “Ne na duhet një qeveri e re, një qeveri që e çon vendin drejt dhe BE dhe kjo qeveri duhet të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.” Lexo më tej:

“Jo”-ja për negociatat/ Basha kërkon qeveri të re

Deri diku nu ka asnjë mëkat. Edhe opozita maqedone u soll në të njëjtën mënyrë, siç do të bënte në fakt çdo lloj minorance tjetër në një demokraci. Por, me Bashën dhe PD-në problemi është pak më i ndryshëm. Së pari sepse ata përpara një qeverie të re që predikojnë sot, kanë kërkuar disa muaj më parë një kabinet teknicienësh që të normalizojë situatën e polarizuar politike. E dyta se ata kanë pasur një kusht të pa negociueshëm: “Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”, për të cilin dogjën mandatet dhe bojkotuan gjedhjet vendore. Duke i harruar këto dy vija të kuqe të pa negociueshme, dhe duke kërkuar zgjedhje pa kaluar më parë nga një qeveri e përbashkët stabilizuese, së pari lideri i PD-së lë përshtypjen sikur dy lëvizjet më “heroike” të opozitës, paskan qenë të gabuara. Ai i shërben propagandës të Ramës që pretendonte atëhere se PD-ja nuk hynte në zgjedhje pasi i trembej humbjes. Pra sot, kur Rama është i refuzuar nga BE dhe PD-ja e sheh fitoren më pranë, parimet e predikuara nuk paskërkan rëndësi. Së treti këto pirueta e shfaqin liderin e PD-së si një oportunist meskin, që sapo i shfaqet mundsia e karriges, i harron të gjitha sa ka thënë.

Andi Bushati: Ç’ka harruar opozita që nga koha e “revolucionit”

Por, pavarësisht nga këto vëzhgime që kanë të bëjnë me profilin personal të Bashës, realisht vendit i duhet një qeveri tranzitore teknikësh, pa figura politike të dorës së parë, që të zbatojë kushtet e Bundestagut gjerman, që mos pengojë reformën në drejtësi duke synuar ta kapë atë, që mos bëhet pengesë për një ndryshim të sistemit zgjedhor. Vetëm një qeveri e tillë mund ta përgatisë vendin për negociatat dhe mund të shtrojë udhën për zgjedhje reale të lira e të ndershme. Por, duke e anashkaluar atë që predikonte vetë, Basha rrezikon që nga tafmaja e madhe ti humbë të gjitha, për vete dhe për shqiptarët. ©Lapsi.al

Të këshilluara

The Guardian skaner në trurin e Albin Kurtit

Albin Kurti i cili pritet të bëhet kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë për të përditshmen britanike “The Guardian”. Kjo gazetë e qendrës së majtë i ...

11:56

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI