Flash

Meghan preket gjatë intervistës, fansat bëjnë këtë gjest për të

Lapsi.al 20 October 2019
Meghan preket gjatë intervistës, fansat bëjnë këtë

Meghan Markle së fundmi në një intervistë për programin “ITV”, është përlotur teksa ka folur për periudhën e vështirë që po kalon. Ajo ka rënë pre e kritikave nga më të ndryshmet nga ana e mediave, të cilat ia kanë rënduar shumë gjendjen emocionale.

“Veçanërisht si femër është vërtetë e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qënurit një e sapomartuar dhe nënë e re. Gjithashtu ju falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, jo shumë njerëz interesohen për këtë gjë”, është shprehur mes të tjerash dukesha ndërkohë që sytë i janë mbushur me lot. Menjëherë pas kësaj interviste, fansat për t’i treguar Meghan-it që e mbështesin, kanë bërë për të një gjest shumë të bukur.

Të gjithë fansat, kanë bërë postime të shumta në Twitter, duke përdorur hashtagun ‘‘TëDuamMeghanMarkle’. Ato kanë si qëllim që t’i tregojnë dukeshës gjithë dashurinë që kanë për të dhe familjen mbretërore.

Të këshilluara

Nora flet për ndarjen nga Roberti

Pas deklaratës së Robertit, Nora vendosi të mos reagojë për ndarjen e deri më sot këngëtarja nuk kishte folur aspak për këtë pjesë duke mos pranuar as intervist...

12:12

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI