Flash

Parlamenti "rrëzon" Johnson, votohet për shtyrjen e Brexit

Lapsi.al 19 October 2019
Parlamenti "rrëzon" Johnson, votohet për shtyrjen e Brexit

Parlamenti anglez ka votuar sot në favor të shtyrjes së afatit së daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

Pas ish-kryeministres Theresa May, Parlamenti i Britanisë së Madhe i ka dhënë një "shuplakë" edhe kryeministrit aktual, Boris Johnson, përsa i takon marrëveshjes së çanëtarësimit të vendit nga BE-ja.

Me një diferencë të ngushtë votash, Dhoma e Komunëve zgjodhi me 322 vota pro dhe 306 kundër shtyrjen e procesit të Brexit-it, që zhvendoset në kohë për të dytën herë.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, u arrit një marrëveshje e re për Brexit mes Johnson dhe BE, në të cilën thuhej se Britania e Madhe do të dalë nga BE brenda muajit tetor.

Por, pas votimit të sotëm, Johnson është i detyruar të kërkojë një afat të ri për daljen nga tregu i përbashkët ekonomiko-politik europian deri në orën 23:00.

Më herët, Johnson pati këmbëngulur që Anglia të mbyllte procedurat e daljes nga BE-ja në datë 31 tetor, edhe nëse do t'i duhej të ndiqte skenarin famëkeq të "no-deal". ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI