Flash

Çfarë ndodhi në dy ditë/ Piruetat e Zaev nga dorheqja tek shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Lapsi.al 18 October 2019
Çfarë ndodhi në dy ditë/ Piruetat e Zaev nga dorheqja tek
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nuk ka dhënë dorëheqjen, por ka gjetur një rrugë të ndërmjetme dhe për tu hakmarrë ndaj Europës dhe për të mbajtur premtimin se ai do të largohej në rast dështimi.  Menjëherë pasi në Bruksel u dha lajmi se nuk do të ketë çelje të negociatave me Tiranën dhe Shkupin, Zaev mblodhi ministrat e tij në Shkup në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Dështoi me negociatat/ Zaev: do shkojmë në zgjedhje të parakohëshme

Më pasi ai zhvilloi edhe një takim me kryesinë e partisë së tij LSDM-në dhe në fund zhvilloi edhe një takim me aleatin kryesor në qeveri, Ali Ahmetin e BDI-së. Burime nga qeveria e Zaevit zbuluan për mediat vendase se ai ka pasur biseda të gjata në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel, por edhe kryeministrat e Suedisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Maltës dhe liderë të tjerë evropianë, përfshirë edhe me eurokomisionerin Johannes Hahn. Mësohet se nga të gjithë liderët evropianë ai mori mbështetje të qartë që të vazhdojë në rrugën në të cilën është nisur duke vijuar me reformat integruese. Agjencia e lajmeve MIA citon se "liderët e BE-së i njohin hapat e ndërmara nga Maqedonia e Veriut, se vendi dhe qytetarët janë plotësisht të përgatitur, por disa vende të BE-së nuk janë gati për një zgjerim të ri.

Dështimi me negociatat/Opozita maqedone kërkon zgjedhje të parakohshme

 Burime zyrtare thanë se gjithsesi Zaev po vijon konsultimet në nivele të ndryshme, në lidhje me hapat e ardhshëm të cilat do të ndërmarrë pas dështimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Burime të lapsi.al thanë se Zaev është shprehur i gatshëm të japë dorëheqjen, por të gjithë e kanë këshilluar të mos nxitohet duke e çuar vendin në zgjedhje. Në tryezë ka qenë edhe varianti që ai të lërë detyrën e kryeministrit dhe në vend të tij të vijë një emër tjetër nga mazhoranca aktuale, por edhe ky variant nuk është pranuar. Një emër që qarkulloi në qarqet politike është ai i ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski i cili mund të drejtonte qeverinë deri në fund të mandatit. Në krahun tjetër opozita kërkon largimin e Zaevit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Por pasi ka pasur gjithë këtë opsioneve në tavoline lideri i majtë maqedonas me sa duket ka marrë vendimin për ta shpënë vendin në zgjedhje pa u larguar vetë nga detyra. “Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Zaev në një mbledhe të kabinetit qeveritar. Ai tha se me këtë propozim do të shkojë edhe në takimin e nesërm të liderëve të thirrur nga presidenti Pendarovski. "Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme" e justifikoi kryeministri vendimin e tij.   ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI