Flash

Bebe Rexha rrëfen jetën para se të bëhej e famshme

Lapsi.al 18 October 2019
Bebe Rexha rrëfen jetën para se të bëhej e famshme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është tashmë një ndër emrat më të lakuar në media dhe numëron miliona ndjekës në rrjete sociale.

Mirëpo, jeta e saj s’ka qenë aq e thjeshtë para famës dhe një episod tepër të sikletshëm na e ka treguar vetë Bebe në profilin e saj në Instagram.

Këngëtarja ka treguar se një vajzë në shkollë e quante çdo ditë të shëmtuar dhe askush nuk bënte asgjë për këtë. Madje, as mësuesit të cilëve i kishte kërkuar ndihmë.

“Një ditë në shkollë, isha ulur në lokal së bashku me shoqet e mia të klasës. Një vajzë që më ngacmonte gjithmonë, filloi të vinte nëpër tavolina dhe t’i thoshte të gjithave se ishin të bukura, derisa erdhi tek unë dhe më ulëriti “E shëmtuar” në fytyrë, ndërsa të gjithë nisën të qeshin.

Tallesha çdo ditë dhe kthehesha në shtëpi duke qarë. Kisha frikë të shkoja në shkollë pasi askush nga mësuesit s’bënte asgjë kur i kërkoja ndihmë.

Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se s’ka rëndësi çfarë background-i keni, kë dashuroni apo ku besoni, të gjithë meritojmë të ndihemi të sigurt.”- ka shkruar Bebe në postim.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka dhënë lajmin e bukur se së shpejti mund të bashkëpunojë me të famshmen Dolly Parton.

Vetë Dolly i ka dërguar Bebes një video ku i tregon se është një fanse e madhe e saja dhe do të dëshironte një bashkëpunim, të cilin mezi po e presim!

Të këshilluara

Grupi legjendar hyn në histori

Grupi legjendar hard-rock Guns N’ Roses ka bërë histori pasi “sweet child' është videoja e parë e muzikës së viteve ’80 që arrin 1 miliard shikime në YouTube. ...

13:44

Lady Gaga rrëzohet në skenë (Video)

Lady Gaga është një nga artistet më të famshme, e njohur për performancat e saj të ‘çmendura’ si në videoklipe, ashtu dhe në skenë. Por së fundmi autorja e h...

11:53

Serialet më të parë në Netflix

Netflix njihet për dy gjëra: së pari, për publikimin e pareshtur të filmave dhe serialeve të rinj dhe së dyti, për mosbërjen publike të shikueshmërisë së këtyre...

11:24

Eni Koçit i fshihet kënga nga Youtube

Ditën e djeshme Eni Koçi publikoi këngën e saj më të re me titull  “Sekreti”. Kënga u publikua në Youtube dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut.Por duket s...

17:34

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI