Flash

Brexit/ BE dhe Britania e Madhe arrijnë marrëveshjen

Lapsi.al 17 October 2019
Brexit/ BE dhe Britania e Madhe arrijnë marrëveshjen

Është arritur një marrëveshje mbi Brexit-in midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, përpara takimit të liderëve në Bruksel, shkruan BBC.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim në llogarinë zyrtare në "Twitter" të kryeministrit Boris Johnson. “Ne kemi marrë një marrëveshje të re të madhe që të heq kontrollin.”- ka bërë me dije kreu i ekzekutivit britanik.

Negociatorët në kryeqytetin belg punuan intensivisht të martën dhe të mërkurën mbi tekstin ligjor të marrëveshjes dhe ranë dakord për një version të rishikuar të "Paketës May", për të cilin do të kërkohet marrja e miratimit nga deputetët në Westminister, si edhe nga Parlamenti Evropian.

Marrëveshja e re nënkupton që Irlanda Veriore të mbetet në bashkimin doganor me BE-në, ndërsa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar të largohet. Në këto kushte, do të kërkohen kontrolle rregullatore të diskutueshme në detin irlandez.

Vëmendja kthehet tanimë në legjislativin britanik, ku mbetet për t'u parë nëse Johnson do të mund të arrijë mbështetje të mjaftueshme për aprovimin e marrëveshjes.

Partia Demokratike Unioniste, partnere e qeverisë konservatore, ka njoftuar më herët ditën e sotme se do të refuzonte dokumenti e ujdisë për çanëtarësimin e vendit nga BE.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI