Flash

Ky bashkëpunim vërteton se shoqëria mes Noizyt dhe Dafinës vijon

Lapsi.al 17 October 2019
Ky bashkëpunim vërteton se shoqëria mes Noizyt dhe Dafinës

Dafina Zeqiri e ka gati këngën e re!

Bashkëpunimi i ri i saj mund të jetë një provë e madhe se shoqëria me Noizy-n vijon.

Këngëtarja shqiptare do të sjellë shumë shpejt një këngë me një anëtar të OTR dhe ai është Varrosi.

Burime për “Prive.al” bëjnë me dije se projekti me titull “Ring Ring” ka përfunduar xhirimet e videoklipit dhe gjithçka pritet të përfundojë brenda pak ditësh.

Ende nuk ka një datë të caktuar për publikimin e projektit, por pritet një hit i fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.

Ishte viti 2018 kur Noizy dhe Dafina vendosën të linin në harresë diss-et e së kaluarës duke sjellë një bashkëpunim, një klip plot skena intime pranë njëri- tjetrit që titullohej “A don Love”.

Por më pas, në prill 2019 Noizy e fshiu Dafina Zeqirin në Instagram, ose anasjelltas dhe kjo i bëri të gjithë të dyshojmë.

Tashmë lajmi i bashkëpunimit mund të jetë një shpresë për dyshen, plus fakti që Dafina dhe Noizy janë sërish shokë në Instagram.

Të këshilluara

Alina Boz tregon planet për martesë

Alina Boz është aktorja që e kemi parë në rolin e Azrës në serialin “Mos ma lësho dorën”. Pas gjithë suksesit që i solli ky serial, duket se Alina do hedhë një...

16:35

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI