Flash

Helen Hunt pëson një aksident të frikshëm në Los Angeles

Lapsi.al 17 October 2019
Helen Hunt pëson një aksident të frikshëm në Los

Helen Hunt ka pësuar një aksident të frikshëm kur automjeti i saj u përplas të martën në Los Angeles.

56-vjeçarja ishte pasagjerja e vetme në makinën e saj dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore të Beverly Hills, Cedars-Sinai pas incidentit, sipas burimeve të TMZ.

Një përfaqësues për fituesen e çmimit Oscar ka thënë se nuk ka lëndime të mëdha, dhe TMZ ka siguruar një fotografi të daljes së aktores nga spitali.

Në momentin e aksidentit, ajo tha se kishte shumë dhimbje, por për fat ishte në gjendje të qëndrueshme kur u dërgua në spital.

Mendohet se aksidenti nuk ka ardhur nga ndonjë përdorim i tepruar i substancave, ndërsa hetimet vijojnë.

Helen u bë një yll i ekranit kur nisi të shfaqej seriali i vitit 1990 “Mad About You” – për të cilin thuhet se do të ketë një rikthim.

Të këshilluara

A$AP Rocky tregon për varësinë ndaj femrave

A$AP Rocky pranoi se është i varur nga seksi që kur ishte në 9-vjeçare. Në një intervistë me Angie Martinez për “Untold Stories of Hip-Hop,” reperi tha “s’ki...

13:15

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI