Flash

Anaid Kaloti rrëfen për herë të parë: Jam baba i një vajze që e kam takuar pas një viti

Lapsi.al 17 October 2019
Anaid Kaloti rrëfen për herë të parë: Jam baba i

Pasditen e sotme ish-banori i “Big Brother”, Anaid Kaloti ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”.

Në një intervistë të gjatë ai ka treguar për planet e tij lidhur me karrierën, por ajo që zbuloi për jetën personale na ka lënë me gojën hapur.

Ai ka treguar se Klea, vajza që mendohej se është mbesa e tij, në fakt është e bija dhe e ka njohur kur ajo ishte 1 vjeç.

“Klea nuk është mbesa, por vajza ime. Sigurisht që i kam dhënë atësinë që ditën e parë që e mora vesh. Nuk bëra ADN fare. E pashë që më ngjante shumë. E respektoj shumë mamanë e Kleas, për vajzën e fortë që është, sepse ajo ka luftuar fort, ia ka dalë të jetojë vetë në Itali, sepse familja nuk e pranoi një nënë me fëmijë dhe pa baba. Kur mbushi 1 vjeç vajza, më mori në kamer dhe me tha: “Anaid kjo është Klea. Sot mbush 1 vjeç dhe është vajza jote”, tregoi ish-banori.

Anaidi u shpreh se i ndihmon financiarisht, por nuk është ndonjë vlerë e madhe, pasi vlerë do të ishte të jetonte çdo ditë me to.

“Ndoshta jo në një shtëpi, por te paktën t’i kemi shtëpitë afër”.

Me ish- partneren Anaidi tregoi se nuk ka pasur lidhje fejese ose martese, por nga një lidhje e shkurtër erdhi në jetë Klea.

Ai nuk e dinte për shtatzëninë e ish-partneres deri në diten që ajo vendosi t’ja tregonte me kamera nga Italia.

“Këtë situatë e kam pranuar kështu siç është. Klea tani  më thërret babi. Klea i flet të dyja gjuhët, por më shumë shqip”.

Ai shtoi se të qenit prind është shumë përgjegjësi, një botë tjetër.

“Me Klean flasim si të rritur. Dua ta edukoj që tani kështu. Ajo është 3 vjeç, por une i flas sikur të ishte 33”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Eni Koçit i fshihet kënga nga Youtube

Ditën e djeshme Eni Koçi publikoi këngën e saj më të re me titull  “Sekreti”. Kënga u publikua në Youtube dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut.Por duket s...

17:34

Alina Boz tregon planet për martesë

Alina Boz është aktorja që e kemi parë në rolin e Azrës në serialin “Mos ma lësho dorën”. Pas gjithë suksesit që i solli ky serial, duket se Alina do hedhë një...

16:35

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI