Flash

Turqia refuzon kërkesën e SHBA për armëpushim në Siri

Lapsi.al 16 October 2019
Turqia refuzon kërkesën e SHBA për armëpushim në Siri

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka refuzuar një thirrje të SHBA-ve për armëpushim të menjëhershëm në veri të Sirisë, duke thënë se ofensiva e ushtrisë turke do të vazhdojë.

Komentet e tij vijnë ndërsa zv.presidenti amerikan, Mike Pence dhe sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, përgatiten të udhëtojnë në Turqi, në përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim.

Më 15 tetor, Rusia paralajmëroi se nuk do të lejojë që të ndodhnin përleshje midis forcave turke dhe siriane. Turqia thotë se sulmi i saj synon të shtyjë forcat kurde nga rajoni kufitar.

Ajo i konsideron elementët e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, një organizatë terroriste. Por, luftëtarët kurdë kanë qenë aleatët e ngushtë të SHBA-së, në luftën kundër grupit militant ekstremist, Shteti Islamik.

Ankaraja gjithashtu thotë se dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” që arrin rreth 30 kilometra në Siri për të rivendosur deri në dy milion refugjatë sirianë që ndodhen aktualisht në Turqi.

Sidoqoftë, forcat siriane – të cilat janë të mbështetura nga Rusia – përparuan në veri gjatë fundjavës pas një marrëveshjeje me kurdët në përpjekje për të zbrapsur ofensivën turke.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI