Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Macron i mbyll derën Shqipërisë: Me ju i bëmë gjërat mbrapsht

Lapsi.al 16 October 2019
Macron i mbyll derën Shqipërisë: Me ju i bëmë

Franca shprehet hapur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Një ditë para takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, presidenti francez Emanuel Macron priti në Tuluzë kancelarin gjermane Angela Merkel. Në një konferencë për shtyp krerët e dy vendeve lidere të BE-së shprehën edhe publikisht mospajtimin që kanë sa i takon zgjerimit.

Franca është kategorikisht kundër zgjerimit në këtë moment, por e ka një arsye. Qeveria e Parisit është e mërzitur me fluksin e emigrantëve të paligjshëm, mijëra kërkesa për azil, kriminaliteti në rritje që vjen nga vendet e lindjes. Dukshëm i pakënaqur, presidenti Macron tha se heqja e vizave me Shqipërinë ishte e gabuar.

“Me Shqipërinë i bëmë gjërat mbrapsht, hoqëm vizat dhe u shndërruan në shtetin e dyte për numrin e azilantëve”, - tha prerazi Macron duke shtuar: “Shqipëria përfitoi liberalizimin e vizave dhe çfarë bënë shqiptarët? Na dyndën me azilkërkues”.

Macron tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për Europën, por duhet gjetur një tjetër mënyrë e zgjerimit sepse heqja e vizave para nisjes së negociatave nuk ka kuptim.

“Dua të them, se ashtu si kancelarja, mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën. Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar, më pas të hapim negociatat.

Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat.

Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, - tha ndër të tjera Macron.

Nga ana tjetër Merkel pranoi divergjencat: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.

Të enjten nis në Bruksel takimi i liderve të BE-së ku hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është njëra nga pikat e diskutimeve. Deri tani Franca është kundër ndërsa Holanda dhe Danimarka janë në dilemë. Për hapjen e negociatave me kushte është Gjermania dhe Greqia. Por duke parë refuzimin e fortë të Francës gjasat për të marrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit janë thuajse minimale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI