Flash

"Katalonja"/ 131 të plagosur nga përleshjet në rrugët e Barcelonës

Lapsi.al 16 October 2019
"Katalonja"/ 131 të plagosur nga përleshjet në

Barcelona u zgjua të mërkurën me pasojat e protestave të dhunshme që kanë paralizuar qytetin prej së hënës. Demonstratat e minoritarëve katalonas, shumica të rinj, përshkallëzuan një natë më parë në përleshje të egra me forcat e Policisë.

Të provokuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë spanjolle, e cila burgosi nëntë separatistë të rajonit të Katalonjës për arsye se kërkuan shkëputjen njëanshmërisht nga Spanja, protestuesit dogjën koshat e plehrave dhe krijuan barrikada zjarri në rrugët qendrore.

Ndaj tyre u përdorën predha dhe shkopa gome, por edhe skafandra për t'u mbrojtur nga goditjet me gurë, fishekzjarre dhe objektet që hidhnin grupet e izoluara. Në Barcelonë, që mbahet edhe si kryeqyteti i Katalonjës, u arrestuan të paktën 29 persona.

Mijëra qytetarë të tjerë nisën këtë të mërkurë marshimin nga rrethet me synimin për t'u organizuar masivisht në një protestë në Barcelonë ditën e premte. Trazirat e fundit kanë rënduar trafikun rrugor duke ndërprerë linjat e trenit dhe fluturimet me avion.

Në përleshje janë plagosur 131 persona, përfshirë policë dhe protestues. "Associated Press" shkruan se 18 pjesëtarë të policisë spanjolle dhe 54 anëtarë të policisë rajonale u plagosën të martën.

Një person humbi syrin kur u godit në fytyrë nga një plumb gome të shkrepur nga Policia, sipas gazetës ‘El Pais’. Protestat e dhunshme janë dënuar nga qeveria katalonase dhe ajo spanjolle. Kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sanspanjoll në detyrë e cila pritet të shkojë sërish në zgjedhje më 10 nëntor.

Kryeministri spanjoll Pedro Sançez ka njoftuar një takim me liderët e opozitës për të diskutuar situatën në Katalonjë ndërsa përballet edhe me sfidën e zgjedhjeve të parakohshme muajin e ardhshëm. ©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI