Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Provokimi i Borchardt me gishtin lart/ Kush po e masakron?

Lapsi.al 14 October 2019
Provokimi i Borchardt me gishtin lart/ Kush po e masakron?
Në rrjetet sociale, në mediat e opozitës dhe nga politikanë pranë saj, ka nisur një fushatë linçimi ndaj ambasadorit të OSBE, Borchardt, me sharje, ofendime madje dhe me thirrje për largimin e tij nga Shqipëria. Shkak për kët u bë incidenti i së dielës në mbrmje kur ambasadori me kombësi gjermane, bashkë me bashkëshorten, kaluan, ndofta rastësisht ndofta jo, aty ku protestuesit e Unazës së re ishin tubuar për të kundërshtuar arrestimet nga policia. Kaq u desh që ata që e njohën të fillonin të bërtisnin në kor: “Rama Ik”. Normalisht një diplomat i huaj duhet të qëndrojë indiferent ndaj kësaj thirrjeje që nuk i takon atij, megjithëse ambasadori e kuptoi që ajo qe nje reagim i drejtpërdrejtë ndaj qëndrimeve të tij politike. Mirë po gjëja u bë personale kur njëri nga protestuesit, siç dëgjohet edhe në video, i thërriti: “SHAME ON YOU”, shprehjen turpëuese që një grup të rinjsh opozitarë i shkruan në murin e pallatit ambasadorit.  https://youtu.be/ePl0aYvgmzI

VIDEO/ Protestuesit i përdhosin murin e shtëpisë ambasadorit Borchardt

Në rrethana normale ky mund të quhet një provokim. Pra kushdo që do të kalonte i qetë në rrugë, dhe do e ndjente që po e agresojnë verbalisht do të reagonte. Kështu bëri fillimisht zonja e ambasadorit dhe më pas edhe ai vetë. Çilti i diplomatëve i treguan atyre që i provokuan gishtin e mesit. Ndoshta një akt i tepruar për një zonjë dhe një diplomat, por askush nuk mund të gjykohet për atë që bën në gjaknxehtësi e sipër. Me Bernd Borchardt ndodhi e kundërta. Prej disa orësh atij i bëjnë thirrje ta fusë atë gisht aty ku se mban dot, i thonë se fyeu gjithë popullin shqiptar (e pavërtetë, ai iu kundërpërgjigj vetëm atyre që i thirrën), i bëjnë apel të largohet nga Shqipëria se po sillet si mercenar, e kështu me radhë. Në fakt duhet kuptuar se sado i pamatur të jetë gjesti i tij, aq më tepër ai zonjës që kishte pranë, mllefi i derdhur ndaj ambadorit nuk ka të bëjë me aktin e së delës mbrëma. Nëse do të ishte kështu gjithçka do të kishte kaluar më lehtë, ashtu siç kemi ditur ne ti falim diplomatët e huaj për gjëma më të mëdha.

Mediat/ Borchardt, xhaketa e Ramës e kthyer mbrapsht

Por, në këtë rast, gishti lart i Borshardt ëshhtë pika që derdhi gotën. Ai po gjykohet për qëndrimet që ka mbajtur dhe jo për një veprim në inat e sipër. Ambasadori OSBE ishte ai që u bëri thirrje studentëve protestues të dialogonin me Ramën, fiks ashtu sikurse i duhej kryeministrit, megjithëse e pranonte se kjo i tejkalonte kompetenat e tij. Ai qe i vetmi diplomat perendimor, ndryshe nga sa kërkon sot Bundestagu, që hodhi tezën se reforma zgjedhore mund të miratohet pa opozitën reale. Ai ka mbajtur qëndrime publike edhe kundër organizatës së tij dhe kundër shoqatave të gazetarëve me renome ndërkombëtare, lidhur me lirinë e mediave në Shqipëri. Ai bëri deklarata të nxituara kundër protestave të opozitës, që më pas u detyrua ti korrigjojë me ndërhyrje nga Vjena.

Akrobati i OSBE me dy deklarata. E dredh për 10 minuta

Në fund, kur në muret e shtëpisë i shkruajtën “SHAME ON YOU”, ai u la të keqpërdorej nga qeveria sikur opozita e kishte kërcënuar me jetë.

Andi Bushati: Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Pra, shkurt, Brend Borchardt, ka krijuar më këmbëngulje dhe durim profilin e një lakeu të Ramës. Ai ka vendosur të mbajë vetë një qëndrim të anshëm duke i revoltuar shpesh idhtarët e opozitës. Prandaj gishtit të tij të ngritur lart po i jepet kaq rëndësi. Prandaj, një gafë e bërë nga gjaknxehtësia po shërben si shkaku i një fushate linçimi kundër tij. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI