Flash

Pas filmit Maleficient, Angelina ka një mesazh

Lapsi.al 14 October 2019
Pas filmit Maleficient, Angelina ka një mesazh

Nisur nga personazhi i saj në filmin “Maleficent: Mistress of Evil”, Angelina Jolie në një prej intervistave të fundit ka folur për rolin që kanë burrat në formimin e personalitetit të vajzave të reja. Sipas saj, rolet e grave në filma, që paraqesin karakterin e një gruaje,  nuk duhet të portretizohen si fizikisht dhe shpirtërisht të forta vetëm sepse luftojnë me burrat dhe i mundin.

‘Kur prersonazhi kryesor është një grua e fortë, ajo githmonë duhet të mundë një burrë, duhet të jetë si një burrë, ose nuk duhet të ketë nevojë për një burrë’, u shpreh ajo gjatë premierës së filmit të fundit.

Referuar rolit të saj të fundit, por edhe asaj të Princeshë Aurorës, interpretuar nga Elle Fanning, Jolie u shpreh:

‘Ne të dyja kemi nevojë për burrat dhe mësojmë nga ata. Ky është një mesazh i rëndësishëm për vajzat e reja që të gjejnë forcën e tyre, por njëkohësisht të respektojnë burrat dhe të mësojnë nga ata. Ne pasqyrojmë nëpër role karaktere të ndryshme të grave, por kemi edhe burra të mrekullueshëm dhe dua ta theksoj këtë fakt’, është shprehur ajo.

Të këshilluara

Don Phenom mohon lidhjen që po përflitej

Disa ditë më parë, në rrjet qarkulluan disa foto të reperit Don Phenom, i cili ishte fotografuar në shoqërinë e një bjondeje. Dyshja ishte parë në koncertin e C...

11:36

Bella dhe Weeknd, jo më bashkë

Bella Hadid dhe The Weeknd u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit në festën e ditëlindjes së modeles dhe të gjithë menduam se ata të dy ishin rikthyer sërish me nj...

10:32

Adele rikthehet me këngë të re

Adele mund të kthehet me projekt të ri, bazuar në Twitter, ku sugjerohet se kënga e saj e re mund të publikohet javën e ardhshme. Këngëtarja, 31 vjeç, nxit...

17:30

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI