Flash

Johnson si Trump, gazetarët e konsiderojnë "diktator"

Lapsi.al 14 October 2019
Johnson si Trump, gazetarët e konsiderojnë "diktator"

Mungesa e kimisë dhe mospëlqimi me gazetarët është një tipar që karakterizon përveçse presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, edhe të preferuarin e tij, kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson-in.

Gazetari Nick Robinson e ka krahasuar sjelljen e Johnson-it me atë të një diktatori, dhe shkak për heqjen e kësaj paraleleje janë bërë publikimet "live" të kryeministrit britanik publikon në mediat sociale. Ish-redaktori politik i BBC-së, që drejton aktualisht një program të "Radio 4’s Today", i cilësoi veprimet e shefit të ekzekutivit britanik në mediat sociale si një “formë propagande” dhe tha se ishte jodemokratike që ai të shmangte kësisoj kontrollin e duhur nga gazetarët.

“Nuk ka dyshim se të gjithë politikanët e dinë që mund të transmetojnë direkt duke përdorur media sociale. Johnson bën rregullisht video në Facebook dhe bën rregullisht video në Twitter. Me gëzim të madh e bën këtë gjë sidomos në Facebook, aty ku ndihmësit e tij zgjedhin pyetje të cilave duan ata që ai t’i përgjigjet”, ka thënë gazetari, “Kjo nuk është demokraci, - shton ai- "është një forme propagande e përdorur nga dikatorët e të gjitha kohërave”.

Më tej, në komentin e tij, Robinson tha se ishte “një rrezik i madh” që t’i lejohej një lideri partie t’i transmetojë programet e tij duke tërhequr vëmendjen te programi radiofonik i Nigel Farage, promotorit të Brexit-it. Një zëdhënës i BBC-së sqaroi se komenti i Robinsonit jep alarmin se media sociale mund të përdoret për të krijuar një përshtypje të gënjeshtërt përsa i takon përgjegjësisë.

Lidhur me këtë qendrim, nuk ka patur asnjë reagim nga "Downing Street".

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI