Flash

Gjykata e Lartë spanjolle dënon me burgim 9 udhëheqës të Katalonjës

Lapsi.al 14 October 2019
Gjykata e Lartë spanjolle dënon me burgim 9 udhëheqës

Gjykata e Lartë spanjolle i dënoi me nga 9 deri në 13 vjet heqje lirie 9 udhëheqës rë Katalonjës për rolin e tyre në përpjekjet për pavarësinë e rajonit në tetor të vitit 2017.

Tre të akuzuar të tjerë u shpallën fajtorë për mosbindje dhe u lanë të lirë. Të gjithë të akuzuarit u liruan nga akuza më e rëndë, ajo për kryengritje, por udhëheqës të tjerë të Katalonjës e cilësuan menjëherë vendimin si një “mizori” dhe “sulm mbi demokracinë”.

Dënimi më i gjatë prej 13 vjetësh iu shqiptua ish-nënpresidentit të qeverisë rajonale të Katalonjës, Oriol Junqueras. Gjykata i dënoi atë dhe tetë ish udhëheqës të tjerë për nxitje, ndërsa katër prej tyre edhe për keqpërdorim të fondeve publike.

Idh udhëheqësi i qeverisë rajonale, Carles Puigdemont, tha se dënimet janë një “mizori”.

“Sot të gjithë jemi të dwnuar, jo vetëm 12 veta. Ky dënim është sulm mbi demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve”, tha kryetari i parlamentit rajonal të Katalonjës, Roger Torrent.

Aktgjykimi do të ndikojë në zgjedhjet e 10 nëntorit në Spanjë, të katërtat me radhë në katër vjet si dhe mbi qasjen e lëvizjes separatiste të Katalonjës. Një anketë e muajit korrik vinte në pah se 48.3 për qind e katalonasve ishte kundër ndarjes, ndërsa 44 për qind në favor të saj.

Qeveria qendrore e Spanjës imponoi sundim të drejtpërdrejtë në Katalonja menjëherë pasi parlamenti i saj rajonal votoi për pavarësi më 27 tetor të vitit 2017, në bazë të një referendumi të diskutueshëm, që u mbajt më 1 tetor të atij viti.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI