Flash

Vajza e Angelina Jolie së shpejti drejt lançimit të biznesit të saj të parë

Lapsi.al 11 October 2019
Vajza e Angelina Jolie së shpejti drejt lançimit të biznesit

Gjatë premierë së filmit “Maleficent: Mistress of Evil” ku është në rol kryesor, aktorja Angelina Jolie shkëlqeu teksa parakaloi në tapetin e kuq me pesë nga gjashtë fëmijët e saj. Mirëpo, vëmendjen nuk e tërhoqi vetëm Angelina por edhe vajza e saj 14-vjeçare, Zahara. Megjithëse në moshë kaq të vogël, ajo ka që tani biznesin e saj të bizhuterive “Zahara”, i cili do të lançohet publikisht në muajin nëntor. Me këtë rast, ajo kishte vënë bizhuteri nga koleksioni i saj, me të cilat mori vëmendjen e të gjithëve.

Zahara u shfaq e veshur me një fustan të zi dhe gjysmën e flokëve topuz, ndërsa pamjen e kishte kombinuar me një palë vëthë, byzylyk dhe unazë nga “Zahara Collection”.

Koleksioni Zahara do të ketë bizhuteri kuarci të bardhë dhe rozë dhe copa zafiri ngjyrë rozë.

Koleksioni i 14-vjeçares vjen si bashkëpunim me Robert Procop, i cili është një ndër të preferuarit e Angelina-s.

Madje, gjithashtu aktorja me ndihmën e Procop ka sjellë linjën e saj “Style of Jolie”.

Të këshilluara

Gashi: Jam gati për familje

Gashi, ka qenë gjithmonë i komentuar për suksesin që po has në SHBA. Ai shpeshherë publikon momente nga përditshmëria në rrjete sociale, për të qenë sa më pranë...

11:41

Rihanna, e lumtur në lidhjen me sheikun

Rihanna ka folur së fundmi rreth lidhjes së saj me biznesmenin miliarder nga Arabia Saudite, Hassan Jameel. Në një intervistë për revistën “Vogue”, Rihanna ësht...

10:53

Naomi tregon për rrëzimin në sfilatë

Ajo humbi ekuilibrin gjatë sfilatës Vjeshtë 1993 të Vivienne Westwood. “Isha në siklet,” tha Campbell gati 26 vite pas incidentit, gjatë një interviste për Bri...

18:25

Rihanna flet për shtatëzaninë

Rihanna s'para i përgjigjet pyetjeve rreth mëmësisë, por gjërat ndryshojnë kur intervistën e bën Anna Wintour, kryeredaktorja e Vogue. E zgjedhur si fytyra e...

17:00

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI