Flash

Loredana konfirmon ndarjen nga Mozzik (Foto)

Lapsi.al 11 October 2019
Loredana konfirmon ndarjen nga Mozzik (Foto)

Prej kohësh aludohej se Loredana dhe Mozzik nuk ishin më bashkë. Aludimet nisën kur ata filluan të mos shfaqeshin më bashkë në vende të ndryshme, të mos publikonin më as në Instagram foto të tyre familjare. Por tashmë ndarja është fakt pasi Loredana në një shkrim të gjatë në Instagram ka treguar se ajo dhe Mozzik tashmë nuk janë më bashkë.

“Për të gjithë fansat e mi! Siç ndoshta e keni vënë re tashmë, unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Arsye për këtë janë një sërë faktorësh të shumtë, që as mund ta imagjinoni. Vendosëm të bëjmë një pushim si  në biznes, ashtu dhe në sektorin privat. Për mua, kjo nënkupton një ndryshim total në punë dhe familje. Sidoqoftë do punoj po aq shumë sa më parë. Për shkak të ngjarjeve të fundit në fushën private, bashkë me Mozzik kemi vendosur që unë të realizoj e vetme turin BONNIE CLYDE 2020. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase për ta rigjetur njëri-tjetrin sërish në të ardhmen. Mund t’ju premtoj që do të bëj maksimumin në turne. Tani e tutje jam një nënë beqare  gjë që më bën edhe më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime, Hana dhe ju. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen !”,- shkruan Loredana në Instagram-in e saj.

Të këshilluara

Big Mama tregon të dashurin e saj

Big Mama po e viziton gjithnjë e më shpesh Turqinë. Përtej udhëtimeve për shkak të ndërhyrjeve dhe vizitave për shëndetin që i është dashur të bëjë mesa duket ...

14:18

Aktoret më të urryera nga publiku në botë

Aktoret më të famshme në botë, pritet që të jenë dhe më të dashurat nga publiku. Por ky nuk është rasti i këtyre 17 aktoreve Hollivudiane, të cilat me person...

13:58

Gashi: Jam gati për familje

Gashi, ka qenë gjithmonë i komentuar për suksesin që po has në SHBA. Ai shpeshherë publikon momente nga përditshmëria në rrjete sociale, për të qenë sa më pranë...

11:41

Rihanna, e lumtur në lidhjen me sheikun

Rihanna ka folur së fundmi rreth lidhjes së saj me biznesmenin miliarder nga Arabia Saudite, Hassan Jameel. Në një intervistë për revistën “Vogue”, Rihanna ësht...

10:53

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI