Flash

Anila Çela rrëfen mardhënien me Orinda Hutën

Lapsi.al 11 October 2019
Anila Çela rrëfen mardhënien me Orinda Hutën

Ish-moderatorja e njohur e “Vizionit të pasdites”, Anila Çela, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli”, ku teksa fliste për eksperiencën gjatë këtyre viteve në moderim, preku edhe marrëdhënien e saj me Orinda Hutën.

Në vitin 2015, ajo e ndau emisionin e saj me Orindën dhe Arbër Karkinë, ndërsa ka treguar në studio marrëdhënien që kishte me kolegët.

Asokohe, u përfol shumë për një sherr mes Orindës dhe Anilës, pasi të dyja ndanin të njëjtin emision.

Anila pranoi se me Orindën s’kishin qenë mikesha të ngushta, mirëpo kishin ruajtur një marrëdhënie korrekte si kolege në punë dhe mohoi të kishin pasur ndonjëherë sherr mes tyre.

“Kur Arbri u bë pjesë e stafit, u bë një riformatim i emisionit. Për Arbrin ishte eksperienca e parë në televizion prandaj merreshim vesh me shenja për të prezantuar të ftuarit. Me Arbrin nuk kam patur kurrë asnjë problem, asnjë zënkë.

Me Orindën njerëzit e thoshin shpesh që ishim dy figura që ngjajmë. As me Orindën nuk kam pasur kurrë asnjë zënkë. Ne i ndanim ditët kur moderonim emisionin. S’mund të them që kishim miqësi të ngushtë, nga këto dashuritë në stafe, por kishim një marrëdhënie korrekte mes kolegesh”- ka rrëfyer Anila.

Të këshilluara

Rutina e bukurisë së Dua Lipa-s

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për Elle ki ka zbuluar sekretet e bukurisë së saj dhe rutinën që ndjek . Dua Lipa zgjohet në orën 06:30 të mëngjesit, u...

16:29

Big Mama prezanton të dashurin

Udhëtimet e Big Mamas kohët e fundit kanë qenë të shumta dhe destinacioni i preferuar i këngëtares është padyshim Turqia. Jo më kot, pasi lidhja me këtë vend pë...

15:51

Loredana konfirmon ndarjen nga Mozzik (Foto)

Prej kohësh aludohej se Loredana dhe Mozzik nuk ishin më bashkë. Aludimet nisën kur ata filluan të mos shfaqeshin më bashkë në vende të ndryshme, të mos publiko...

14:31

Big Mama tregon të dashurin e saj

Big Mama po e viziton gjithnjë e më shpesh Turqinë. Përtej udhëtimeve për shkak të ndërhyrjeve dhe vizitave për shëndetin që i është dashur të bëjë mesa duket ...

14:18

Aktoret më të urryera nga publiku në botë

Aktoret më të famshme në botë, pritet që të jenë dhe më të dashurat nga publiku. Por ky nuk është rasti i këtyre 17 aktoreve Hollivudiane, të cilat me person...

13:58

Gashi: Jam gati për familje

Gashi, ka qenë gjithmonë i komentuar për suksesin që po has në SHBA. Ai shpeshherë publikon momente nga përditshmëria në rrjete sociale, për të qenë sa më pranë...

11:41

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI