Flash

Të fshehtat që duhet t’i dini për parfumin

Lapsi.al 10 October 2019
Të fshehtat që duhet t’i dini për parfumin

Të hedhësh parfumin siç duhet, mund të jetë sfidë. Po të hedhësh shumë, parfumi do të hyjë në çdo vend para teje. Po të hedhësh shumë pak, më mirë t’i kishe kursyer ato para që ke shpenzuar për fragrancën franceze. Njohuritë nuk nevojiten vetëm për sasinë, duhet të dish ku ta sprucosh për të marrë impaktin më të madh dhe si ta aplikosh që të zgjasë gjithë ditën.

Aplikoje në lëkurë të hidratuar

Koha më e mirë për të aplikuar parfumin, ose çdo lloj produkti me atë qëllim, është menjëherë pas dushit. Jo vetëm që lëkura është e pastër, por është gjithashtu e ngrohtë dhe e lagësht duke krijuar kushtet optimale për të thithur plotësisht çdo produkt, përfshirë parfumin. Nëse nuk mund të bësh dush në atë kohë, apliko një locion pa aromë fillimisht. Sa më e hidratuar të jetë lëkura, aq më gjatë do të qëndrojë aroma.

Mos e shkatërro aromën

Shmang ndryshimin aksidental të aromës duke mos e tepruar me kremra apo detergjent trupi me aromë. Ose edhe më mirë, mos i përdor të aromatizuar. Ata mund ta shndërrojnë parfumin tënd ose shumë të ëmbël, ose shumë të fortë, madje edhe të thartë. Mos përdor produkte të tjera të aromatizuara dhe parfumi do ta bëjë rolin e tij shumë mirë.

Hidhe në anën e brendshme të kyçeve të duarve

Këtë e dimë të gjithë, por ndoshta disa nga ne nuk e kanë menduar arsyen. Sprucimi i parfumit në kyçe dhe në qafë nuk është bërë një traditë bukurie vetëm për faktin që zonjat duken shumë elegante kur e bëjnë atë veprim. Qafa, kyçet, pjesa e pasme e gjunjve dhe zonat e tjera të pulseve nxjerrin më shumë nxehtësi sesa pjesët e tjera të trupit dhe kjo nxehtësi aktivizon dhe maksimizon aromën.

Thithe, por mos e fërko

Duhet të mos e fërkosh parfumin për dy arsye. E para, po të fërkosh pulset, mund të mbysësh nuancat e sipërme të aromës, që nuhat në pesë minutat e para. E dyta ky veprim përzien parfumin me yndyrën natyrale të lëkurës, që mund të ndryshojë aromën e tij.

Të këshilluara

Instagram heq opsionin 'Following Activity'

Bëhet fjalë për aktivitetin e ndjekësve, që tregonte fotot e kujt pëlqenin, komentonin apo personat që ndiqnin, ata që keni në Instagram. Nga studimet që ka ...

16:00

Metodat për të kursyer paratë

Nëse nuk jeni në gjendje të mbani një buxhet fiks, të shpenzoni më shumë sesa fitoni, apo të bëni blerje që në fund rezultojnë të kota, atëherë ju duhen disa kë...

13:57

Gabimi që bëni kur vishni xhinse të ngushta

Xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe nervat tuaja. Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë këtij lajmi pasi një grua në Australi vuajti dëmtim ...

17:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI