Flash

Sherri midis grave të futbollistëve (Foto)

Lapsi.al 10 October 2019
Sherri midis grave të futbollistëve (Foto)

Lufta” mes tyre nisi ditën e sotme, kur Coleen Rooney e akuzoi publikisht Rebekah Vardy-n, për shitjen në media të disa historive fallco, ku në qendër ishte ajo dhe familja e saj. 33-vjeçarja shkroi në Instagram se kishte organizuar një “kurth”, në mënyrë që ta vërtetonte se ishte pikërisht Rebekah autorja e shpifjeve dhe historive të trilluara që qarkullonin në rrjet për të. Gjithsesi Vardy i mohoi akuzat pak më vonë.

Coleen në postimin në rrjetet sociale, ndër të tjera tha: “Për disa vite, dikush që i kam besuar dhe që e ndjek në Instagram, ka informuar në mënyrë konstante gazetën “The Sun” për postimet e mia personale dhe historitë e mia. Atyre i është dhënë shumë informacion për mua, për miqtë e mi, familjen time, pa lejen dhe dijeninë time. Pasi u përpoqa ta zbuloja kush ishte ky person, kisha anjë dyshim. Për ta vërtetuar mendova diçka, i bllokova të gjithë në mënyrë që mos i shihnin historitë e mia të Instagram-it, përveç një llogarie. Prej 5 muajsh kam postuar disa histori fallco, të cilat dolën tek “The Sun”. Ka qenë e vështirë ta mbaja këtë vetëm për veten dhe të mos bëja asnjë koment, sidomos pasi historitë u publikuan. Megjithatë duhet ta bëja. Tani e di me siguri se nga cila llogari kanë dalë. Kam dhe prova që e vërtetojnë. Kanë ardhur nga profili i Rebekah Vardy”

Mamaja e 4 fëmijëve tha se kjo gjë ndodhte prej vitesh, megjithatë muajt e fundit vendosi t’i shkojë pas kësaj historie. Ndërkohë bashkëshrotja e futbollistit kampion me Leicester-in, në një postim të vetin në Instagram, tha se do të preferonte që të fliste eprsonalisht me Coleen më lidhje me këtë gjë, megjithatë i mohoi akuzat, duke thënë dhe se disa gazetarë që e kanë pyetur ndër vite, mund ta vërtetojnë lehtësisht.

Të këshilluara

Aksidentohet Albano Bogdo

Mëngjesin e sotëm, aktori  i humorit, Albano Bogdo, është përfshirë në një aksident me makinë. Ai udhëtonte me një taksi, mirëpo mjeti ku aktori kishte hipur...

09:55

Ndërron jetë aktori i Home Alone

Mëngjesin e sotëm aktori, Rip Taylor ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat publicisti i tij Harlan Boll, nëpërmjet një deklarate për mediat ...

09:52

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI