Flash

Reuters: Franca nuk i hap negociatat. Vendimi shtyhet për në 2020

Lapsi.al 10 October 2019
Reuters: Franca nuk i hap negociatat. Vendimi shtyhet për në 2020

Franca u tha vendeve të tjera të Bashkimit Evropian këtë javë se ishte kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tani për tani, konfirmuan për agjensinë për Reuters, burime diplomatike për Reuters.  ‘Ata nuk kanë plotësuar kushtet. Ne po u kërkojmë atyre të bëjnë përpjekje të reja’,- tha një zyrtar francez citon Reuters. ‘Negociatat nuk mund të hapen në Tetor 2019, por ne do të duhet të rivlerësojmë situatën në vitin 2020’, është shprehur ai.

Parisi ka këmbëngulur se BE përballet me shumë sfida tani për të lejuar dy shtete të tjera nga Ballkani, një rajon ende i trazuar nga luftërat e e 1990 dhe duke luftuar me krimin dhe korrupsionin.

Franca thotë se BE duhet të reformohet së pari nga brenda për të trajtuar me një forcë dhe unitet më të madh sfida të tilla si ndryshimi i klimës dhe migracioni, dhe se të dy vendet kandidate për BE duhet të kryejnë reforma të mëtejshme përpara se të fillojnë bisedimet.

franca

 

Ku vendim i marrë me mend por i pa artikuluar për një kohë të gjatë ka efektin e një dushi të ftohtë për më shumë  se gjysmën e 28 vendeve anëtare të BE-së, si dhe zyrtarët e saj të lartë në Bruksel, që kërkonin të  shpërblenin dy shtetet tona , duke rënë dakord për të filluar bisedimet e pranimit. Anëtarët pozitivë të BE paralajmërojnë se Rusia, Kina ose Turqia mund të përfitojnë nga një "vakum strategjik" në rajonin e trazuar nëse BE nuk arrin të mbajë një perspektivë të prekshme për vendet atje.

 

Në fakt qëndrimi i Parisit për ne u paratha këtë të hënë në një seancë që Asambleja Kombëtare e Francës mbjati për të diskutar emigracionin në vendin e saj.

Debati rreth katër orësh i deputetëve u zhvillua rreth kësaj patateje të nxehtë të politikës së brendëshme franceze, por prej aty nuk u përjashtua Shqipëria. Sipas një dokumenti, të hartuar nga pallati Matinjon (selia e qeverisë) për deputetët,  obsesion i qeverisë mbetetn kërkesat për azil nga vendi ynë, i konsideruar nga Franca si një shtet i sigurtë, pra ku funksionon shteti ligjor dhe ku azili politik nuk është i justifikuar. Pikërisht këtë përmendi që në fillim të fjalës së tij kryeministri francez Eduard Filip (shiko vdeon ketu 0014 25).

Po të njëjtin shqetësim e përmendi nominalisht edhe Emanuel Makron, të martën në 1 tetor, gjatë një fjalimi në Këshillin e Europës në Strasburg. Ai tregoi me gisht kërkesat për azil politik që vijnë edhe nga vende “që kërkojnë të hapin negociatat e pranimit me BE”.

Pikërisht kjo temë e azilkërkuesve nga Shqipëria është kthyer në temë qëndrore në vendin e galëve. E përditshmja Le monde, në numrin e sajt të fundit, që i kushtonte një reportazh shqiptarëve që kërkojnë azli, theksonte se vendi ynë reshtohet i dyti pas Afganistanit. Ajo theksonte se 10 % e kërkesave që trajtohen nga Franca vijnë nga Shqipëria dhe Gjerorgjia, pra të njëjtat fjalë që tha dhe kryeministri Filip në parlament. Vetëm gjatë vitit 2019 nga vendi ynë janë paraqitur 5609 të tilla.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI