Flash

Naomi tregon për rrëzimin në sfilatë

Lapsi.al 10 October 2019
Naomi tregon për rrëzimin në sfilatë

Ajo humbi ekuilibrin gjatë sfilatës Vjeshtë 1993 të Vivienne Westwood.

“Isha në siklet,” tha Campbell gati 26 vite pas incidentit, gjatë një interviste për British Vogue. “U turpërova, mendoja se duhet të isha praktikuar më shumë.”

Sidoqoftë, Naomi u ul, qeshi dhe i tha vetes: “Ngrihu dhe vazhdo, këtë duhet të bësh.”

Pavarësisht se nuk u ndje mirë për gjithë ç’ndodhi, Campbell u shpreh se qeshi me mbulimin që i bëri shtypi gjithë situatës – dhe madje disa dizajnerë i kërkuan që të rrëzohej sërish.

“Disa dizajnerë më pyetën nëse mund të rrëzohesha sërish. Dhe unë i pyeta se përse dëshironin që të shtiresha sikur rrëzohesha,” tha Naomi duke shtuar më pas që e gjitha lidhej audiencën. Një rrëzim i saj do të përflitej kudo.

Megjithatë modelja rrëfeu se nuk pranoi pasi një gjë e tillë ishte kundër etikës së saj profesionale. “Nuk do të rrëzohem kurrë qëllimisht.”

Nga ana tjetër, dizajnerja Westwood, e pranishme në intervistë, tregoi se rënia e Naomi-t ishte “fantastike”. “Ishte me të vërtetë bukur kur ra, ishte si një gazelë,” kujtoi ajo duke bërë shaka.

Meqë ra fjala, këto janë këpucët e famshme. Plot 25.4 cm të larta. E përsërisim, 25.4!

Të këshilluara

Rihanna flet për shtatëzaninë

Rihanna s'para i përgjigjet pyetjeve rreth mëmësisë, por gjërat ndryshojnë kur intervistën e bën Anna Wintour, kryeredaktorja e Vogue. E zgjedhur si fytyra e...

17:00

Kate Middleton ndryshon lookun e saj (Foto)

Ajo di si të përcjellë klas në çdo look të sajin dhe kjo gjë është evidente tashmë. Sigurisht që për look-un e Kate është një staf që kujdeset, megjithatë duke...

16:15

Selena Gomez, në lidhje të re

Selena Gomez po përflitet për një romancë të re me mikun e saj, këngëtarin Niall Horan. Ata ngjallën interes të ri për marrëdhëniet e tyre pasi ai u pa me krah...

15:59

Sherri midis grave të futbollistëve (Foto)

Lufta” mes tyre nisi ditën e sotme, kur Coleen Rooney e akuzoi publikisht Rebekah Vardy-n, për shitjen në media të disa historive fallco, ku në qendër ishte ajo...

14:53

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI