Flash

Çmimi Nobel/ Qeveria shqiptare sulmon Peter Handken dhe akademinë suedeze

Lapsi.al 10 October 2019
Çmimi Nobel/ Qeveria shqiptare sulmon Peter Handken dhe akademinë

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Nobel” shoqërohet zakonshëm me polemika, pasi jo më larg se në vitin 2016, kur trofeu dhe titulli më i lartë i nderit në rrethin botëror të lëmit të letërsisë, iu akordua kantautorit amerikan, Bob Dylan, mori udhë debati për mëvetësimin e veprave letrare nga tekstshkrimet e këngëve.

Kësaj here, vendimi i Komitetit të Nobelit, ka vulën e garancisë që do të komentohet gjer në tjerrje, pasi fituesi për vitin 2019 është zgjedhur Peter Handke, një nga mbrojtësit më të spikatur të diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç. Mospëlqimi ndaj këtij vlerësimi për një nga romancierët dhe dramaturgët që konsiderohet si një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm në gjuhën gjermane, ka për bazë pritshmërinë, por edhe kriteret e Akademisë suedeze, për një të kaluar të “pacen” të kandidatit fitues.

Pikërisht ky “blatim” i Handke-s ndaj gjakatarit Millosheviç, ekspozohet si një padenjësi për t’u renditur kah figurave të pakoha, si: Hemingway, Pamuk, Kamy apo qoftë edhe lëvrueses tjetër  bashkëkohore të gjermanishtes, Elfriede Jelinek, që janë figura me një të shkuar që e kalon “filtrin” e pranueshmërisë. Në këtë “kryqëzim” kolektiv kanë marre urdher ti bashkohen edhe dy eksponentë të qeverisë shqiptare, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, si edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Cakaj, prej kohësh i vlerësuar nga kryeministri (veçse pa trofe) si “më i lëçituri mes shqiptarësh”, ka postuar një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ku ndan me ndjekësit mërzitinë për “vendimin për t’i dhënë çmimin Nobel një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm po dëshmojnë në vitin 2019!”.

 

 

 

Bashke me të ka reaguar edhe Spiropali, e cila dashur pa dashur ka zeruar kapacitetin dhe profesionalizmin e pjesëtarëvve të jurisë vlerësuese të Komitetit të Nobelit, pasi sipas saj nëse Hitleri do të ishte gjallë “Nobelin do ta fitonte ‘Mein Kampf’ “.

 

Më pas u pa se dy ministrat nuk rregun me vullnetin e tyre. Ata i mbështeti edhe kryministri Rama: “Kurrë nuk kisha menduar se do të bëhej për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral, siç është Akademia Nobel, turpi është vulosur si një vlerë e re. JO, ne nuk mund të bëhemi kaq të ftohtë ndaj racizmit dhe gjenocidit”, – shkroi Rama.

Megjithatë, nëse nuk dihet me saktësi shprehimisht se si u reshtua Handke në krah të Millosheviçit, pretendohet se ai e ka shfajësuar diktatorin për Masakrën e Srebrenicës, duke vërejtur se “kushdo që do të ishte në pozicionin e tij do të kishte bërë atë që u bë”.  Sipas revistës “The American Scholar”, “edhe duke pranuar versionin e Handke-s, ai që ka marrë pjesë me respekt në shërbimet e varrosjes së Millosheviç, nuk mund të interpretohej si asgjë tjetër përveçse si një shenjë e përkrahjes së tij për të, njeriun përgjegjës për një seri të luftëra që morën jetën e më shumë se 200,000 njerëzve gjatë 13 viteve të tij në pushtet ".

Nga ana tjetër, kritikët e sulmeve "morale" kundër Handke-s i kanë përshkruar reagimet si një "sulm ndaj lirisë artistike". Komiteti Nobel ka pranuar kontrollimin e reputacionit të Handke, duke shpjeguar se "ai, ndonjëherë, ka shkaktuar polemikë".

Krahas Handke-s, këtë vit u vlerësua me çmimin “Nobel për letërsinë edhe shkrimtarja polake, Olga Tokarczuk për një “punë influencuese në linguistikë që ka eksploruar mbi eksperiencat njerëzore. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI