Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Pas “Jo” së franceze, ku ka të drejtë dhe ku gënjen Edi Rama

Lapsi.al 10 October 2019
Pas “Jo” së franceze, ku ka të drejtë dhe ku
Burime të disafishta diplomatike bëjnë me dije se Parisi po e shpie drejt një “Jo”-je përfundimtare vendimin e 28 vendeve të BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë. Në një lajm të agjensisë Reuters, u raportua një zyrtar francez, i cili thoshte se as Shkupi dhe as Tirana nuk i kanë realizuar detyrat e shtëpisë. Madje me profesionalizëm, Reuters, nënvizonte se Franca është kundër politikave të zgjerimit me vende të reja, pa reformuar më parë një Bashkim Europian, vendimarrja e të cilit i ngjan gjithnjë e më shumë një kulle Babiloni. Këto dy argumenta, kundërthënëse në dukje, janë në fakt dy anët e së njëjtës medalije që po e bën Shqipërinë të provojë shijen e hidhur të rrefuzimit për të tretin vit me radhë. Lexo më tej: Reuters: Franca si hap negociatat. Vendimi shtyhet për në 2020 Nga njëra anë, po shihet qartë se rrymat që nuk na duan në BE janë gjithnjë e më të forta. Fakti që të njëjtin qëndrim Franca pritet të mbajë edhe me Maqedoninë e Veriut, e cila bëri sakrificën sublime të ndryshimit të emrit, vetëm për të hapur dyert e BE dhe NATO-s në Bruksel, e dëshmon këtë. Pra këtu nuk kanë të bëjnë as vjedhjet, as oligarkia, as reforma në drejtësi, as blerja e votës, as Avdylajt, as Bildi apo aventurat me shkëmbim kufijsh. Rama ka të drejtë kur e përshkruan dështimin e Shqipërisë për të bërë përpara, me problemet e brendëshme të 28-shes. Natyrisht politikat emigratore, fuqizimi i ekstremit të djathtë dhe mbi të gjitha kokëçarjet që kanë shkaktuar demokracitë iliberale të vendeve ish komuniste, që nga Orbani e deri tek vëllai i mbetur Kazinski, e kanë komplikuar vendimarrjen e shteteve themeluese në BE. Eksperienca e ish vendeve lindor që u pranuan përpara, sot po bie si mallkim, qoftë mbi ne që e meritojmë më pak, apo qoftë mbi Maqedoninë e Veriut që dorëzoi gjithçka. Por, sado reale qofshin këto arsye, sado vendimtare të jetë kjo anë e errët e medaljes, përpjekja e Edi Ramës për ta parqitur atë si kleçkën e vetme të dështimit të Shqipërisë, siç bëri edhe në fjalimin e fundit në parlament, mbetet një gjysëm e vërtetë. Faqja tjetër, pra ajo që e nxjerr kryeministrin gënjeshtar është fakti se Franca -ashtu sikurse raportoi Reuters- foli për kritere të pa plotësuara. Vetëm pak ditë më parë, në parlamentin francez u zhvillua një seancë për emigracionin, ku Shqipëria u tregua si delja e zezë që i printe listës së azilkërkuesve. Në mënyrë jo krejt të pafajshme edhe presidenti Makron edhe kryeministri Filip e lidhën këtë fakt me realitetin e një vendi që do të hapë negociatat.

Skanimi/ Gjithçka duhet të dini për votimin e Bundestagut për Shqipërinë

Njësoj si Parisi edhe Haga e pati paralajmëruar qëndrimin, që kur parlamenti holandez votoi gjërësisht për ti vendosur vizat qytetarëve shqiptarë, për shkak se qveria jonë nuk është e aftë të luftojë krimin. Edhe Gjermania, megjithëse më dashamirëse, çdo vit është detyruar të shtojë kushte të reja, gjë që tregon se në Shqipëri, situata në vend të përmirësohet, degradohet dita ditës. Kjo pra është e vërteta e plotë në dy anët e saj. Argumentat e Francës që po shkon drejt një “JO”- je të prerë po tregojnë se në Europë nuk na duan, por ato dëshmojnë gjithashtu se ne ua kemi dhënë të gjitha justifikimet për ta mbuluar mungesën e dashurisë me mëkatet tona. Këtë faqe të dytë të medaljes kryeministri preferon ta fshehë dhe pikërisht këtu, ai përpiqet të mashtrojë shqiptarët. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Triumfi i Albinit, një leksion edhe për ne

Fitorja sfiduese e Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka një rëndësi shumë më të madhe sesa ajo e çlirimit të Kosovës nga kapësit e shtetit. Në një rajon si ...

12:47

Rama, kirurgu estetik i oligarkëve

Edi Rama mblodhi në pallatin mbretëror “aristokracinë” e biznesit shqiptar në një përpjekje të dëshpëruar për të retushuar imazhin e saj në publik. Kryeministri...

13:19

Meta po kërkon të "shpëtojë" dhe Venecian

Ilir Meta ka shpallur disa herë vetveten të vetmin mbrojtës dhe interpretues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Epitetin e parë ia ka mveshur vetvetes ...

10:10

Opozita kriminalizohet po u ul me Ramën

Një fantazmë e njohur është rikthyer në gjuhën politike shqiptare: marrëveshja maxhorancë-opozitë. Ajo po bën xhiron nëpër opinion, duke shprehur njëherësh një ...

15:30

Pse Meta po sillet si humbës?

Ilir Meta po sillet si humbës pas publikimit të konkluzioneve të komisionit të Venecias. Deklaratat që e konsideruan si trakt draftin e publikuar, teoritë konsp...

14:47

Pas Berlinit nuk ka vend për festë

Për të kuptuar më mirë atë që u votua të enjten në Bundestagun gjerman dhe atë që Berlini do ti propozojë Këshillit Europian në mes të tetorit, për hapjen e neg...

12:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43