Flash

NYT: Një njësi ruse është përgjegjëse për sulmet në Europë

Lapsi.al 9 October 2019
NYT: Një njësi ruse është përgjegjëse për

Zyrtarë perëndimorë të sigurisë kanë identifikuar një njësi ruse të inteligjencës, që ka tentuar të kryejë vrasje dhe operacione destabilizuese në shtete të huaja, ka raportuar e përditshmja The New York Times.

Gazeta ka raportuar se ndonëse zyrtarët kanë identifikuar këtë njësi në muajt e fundit, ata besojnë se ka vepruar në fshehtësi për të paktën një dekadë. Njësia me shifër, 29155, ka bazën në Moskë dhe është pjesë e agjencisë ushtarake për inteligjencë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila njihet si GRU.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se kjo njësi është përgjegjësi për dy tentativat për helmimin e shitësit të armëve, Emilan Gebrev më 2015, për tentativat për puç më 2016 në Malin e Zi, që ka përfshirë edhe tentativat për vrasje të kryeministrit malazez, Milo Gjukanovic, si dhe për tentativat për helmim të ish-agjentit rus, Sergei Skripal në Londër.

Ndonëse edhe më herët këto incidente u janë mveshur forcave ruse të sigurisë, zyrtarët perëndimorë tani besojnë se ato janë kryer nga një njësi e vetme e inteligjencës ushtarake ruse.

“Ekziston një njësi e GRU-së që ka qenë aktive për vite në gjithë Evropën”, ka thënë një zyrtar i paidentifikuar i sigurisë në Evropë për New York Times.

Duke folur para gazetarëve në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë këto raportime duke thënë se Moska nuk ka asnjë interes për të destabilizuar shtetet evropiane, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, TASS.

Më 2006, presidenti rus, Vladimir Putin, ish anëtar i KGB-së sovjetike, dhe dikur drejtues i Shërbimit Federal për Siguri (FSB), pati nënshkruar një ligj që autorizon agjencitë e sigurisë që të kryejnë vrasje të shënjestruara jashtë shtetit.

Në po atë vit, ish zyrtari i FSB-së, Aleksandr Litvinenko ishte vrarë në Londër. Zyrtarët britanikë kanë lidhur këtë vrasje me FSB-në. Disa zyrtarë evropianë të sigurisë i kanë thënë New York Times-it se ata janë të befasuar nga kualiteti i dobët i punës i njësisë, 29155.

Ata përmendin se Skripal dhe Gebrev u kanë mbijetuar tentativave të vrasjeve si dhe puçi në Malin e Zi ka dështuar. Në të trija rastet, hetuesit kanë gjetur të dhëna se komplotet lidhen me forcat ruse të sigurisë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI