Flash

Analiza/ Si zbërthehet JO-ja e Parlamentit holandez dhe ndarja nga Maqedonia?

Lapsi.al 9 October 2019
Analiza/ Si zbërthehet JO-ja e Parlamentit holandez dhe ndarja nga

Teksa na ndajnë dhe pak ditë nga mbledhja vendimtare e Këshillit Evropian (17-18 tetor), Parlamenti holandez duket të mos ketë ndryshuar qendrimin refuzues ndaj çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Edhe pas diskutimeve në seancën pleanare të ditës së djeshme, qeveria holandeze vijon ta cilësojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë si një hap si të parakohshëm. Ndonëse, Holanda vlerëson hapat e ndërmarrë, thekson se nevojitet më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lexo më tej:

Holanda: Shqipëria se meriton hapjen e negociatave, por veto nuk është e sigurtë

Gazetari holandez, Rainier Jaarsma (foto poshte), ekspert i çështjeve të Ballkanit, i cili e ka mbuluar prej vjetësh perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, si dy prej vendeve kandidate që janë në pritje të marrjes së dritës së gjelbër për avancimin e afrimit me BE-në, ka komentuar hap pas hapi punimet e djeshme të legjislativit.

Résultat de recherche d'images pour "Rainier Jaarsma"

Pasi ndan fragmentet kryesore nga debate mes parlamentarëve mbi fillimin e mundshëm të negociatave të pranimit, Jaarsma shkruan se si bilanc i qendrimeve të mbajtura, ka një lajm të mirë për Shkupin, ndërsa një lajm i keq për Tiranën. Në lidhje me Shqipërinë, Jaansem shkruan se ministri i Jashtëm, Stef Blok ka vërejtur se vendimi i Bundestag-ut për Shqipërinë është i ngjashëm me qëndrimin holandez, por megjithatë mbetet i ndryshëm. Në këtë kuptim, qeveria holandeze është e hapur për të ndjekur pozicionin e Bundestagut për Maqedoninë e Veriut, por nuk dëshiron të shkojë aq larg sa të fillojë negociatat me Shqipërinë.

 

 

Në interpretimin e Jaarsma, pozicioni i Gjermanisë është i rëndësishëm për holandezët, pasi imponoi kushte shtesë për Shqipërinë përpara Konferencës së parë të aderimit dhe hapjes së çdo kapitulli të “acquies communitaire”.

 

 

Ndërsa përsa i përket Maqedonisë së Veriut, Jaarsma vë në dukje se Holanda pajtohet me vlerësimin e Komisionit Evropian se janë ndërmarrë shumë hapa pozitivë, por thekson nevojën për të miratuar ligjin për SPO (Policinë Speciale), duke mos e etiketuar këtë si një kërkesë të vështirë.

 

 

 

Më tej, Jaarsma i ka kushtuar rëndësi kundërshtimit të partisë së majtë (socialistët) dhe ekstremit të djathtë (PVV), që kërkojnë që bisedimet e negociatave të mos fillojnë me asnjërën nga të dyja vendet, duke dashur të penalizojnë Maqedoninë për rastin “zhvatja” të zbuluar së fundmi. Ndërkohë, të gjelbrit dëshirojnë të ndjekin vendimin e Bundestagut.

 

 

Në konkluzion, gazetari shkruan se Holanda vështirë se nuk do të zbusë qëndrimin e ashpër për Maqedoninë e Veriut, duke treguar gatshmërinë për heqjen e kushteve të mëparshme. (Blok fajëson mosadoptimin e ligjit për SPO-në). Aq më keq paraqitet pozita e vendit tonë, mbi të cilin Holanda nuk pajtohet me aprovimin e kushtëzuar gjerman dhe insiston në një “jo” të fortë.

Megjithatë, vendimi final i qeverisë holandeze pritet të marret pasi votës së Francës më 17-18 tetor në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Unionit. Ndërkohë, rryma të nëndheshme informimi kanë qarkulluar pandehmën se një "po" franceze do ta ndryshonte qendrimin e prerë të ekzukutivit holandez, që në atë rast do të unifikonte qëndrimin me dy shtetet kryesore të BE-së në votën e krerëve të shteteve të vendeve anëtare më 18 tetor. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI