Flash

Kanye West : 'Më thanë se Kim do më shkatërronte karrierën'

Lapsi.al 9 October 2019
Kanye West : 'Më thanë se Kim do më shkatërronte

Në një intervistë të fundit reperi Kanye West ka rrëfyer momentin kur u takua për herë të parë me yllin e “Keeping Up with Kardashians”.

“Sa herë që isha rreth saj dhe e shikoja, ndjeja një tërheqje magnetike ndaj kësaj force energjie. Ajo ishte e mirë, e pastër, e lumtur, e dashur, e guximshme, e fortë”.-është shprehur ai. Dyshja u takuan fillimisht në vitin 2002, kur Kim ishte e martuar me basketobollistin Damon Thomas, por lidhja erdhi shumë më vonë, pas 2013-ës kur ajo u divorcua edhe nga bashkëshorti i saj i dytë.Ndryshe nga ç’mund të jetë përceptuar lidhja e tyre nuk ka qenë e lehtë në fillim. Sikurse rrëfen reperi të gjithë e paralajmëronin  të mos krijonte një lidhje me Kim se do t’i shkatërrohej karriera. “Nuk mund të jesh me të, ajo është një yll i realitety show-t. Do ta shkatërrojë karrierën.”-ishin fjalët që i thonin më shpesh asokohe. Por, Kanye i bindur për ndjenjat e tij ka pasur vetëm një përgjigje: “Unë e dua atë, nuk më intereson”.Çifti kanë 5 vjet të martuar dhe kanë katër fëmijë: North, Saint,, Chicago, dhe të voglin Psalm, 4 muajsh.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI