Flash

Ekuador/ Protestuesit hyjnë në Kuvend, Presidenti largohet nga kryeqyteti

Lapsi.al 9 October 2019
Ekuador/ Protestuesit hyjnë në Kuvend, Presidenti largohet nga

Mijëra protestues indogjenë kanë vërshuar në rrugët e kryeqytetit të Ekuadorit në protestën kundër qeverisë. Përleshjet me policinë dhe trazira publike e detyroi presidentin e vendit që të largohet nga kryeqyteti.

Të martën pasdite, një grup i protestuesve arriti t’i kalojë barrierat e sigurisë dhe për një kohë të shkurtër hyri ne ndërtesën e kuvendit. Sidoqoftë, ata më vonë u nxorën jashtë nga policia, e cila përdori gaz lotsjellës. Deputetët nuk ishin brenda kuvendit kur ndodhi incidenti.

Në pjesë të tjera të kryeqytetit Quito, protestues të maskuar dhe të pajisur me shkopinj të gjatë hodhën gurë dhe u përplasën me forcat e sigurisë, të cilat u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Shteti i Amerikës Jugore me 17 milionë banorë duket se tashmë është futur në një bllokadë të rrezikshme. Vendi është paralizuar nga mungesa e transportit publik dhe bllokimi i rrugëve, të cilat po e dëmtojnë ekonominë edhe ashtu të brishtë.

Dhuna nisi javën e kaluar, kur presidenti Lenin Moreno vendosi t’i zvogëlojë ndihmat financiare të shtetit, të cilat më pas sollën rritje të çmimit të karburanteve. Prodhimi i naftës u ndërpre në disa qendra në sasi të përgjithshme prej 65 mijë fuçive në ditë, sepse protestuesit i sekuestruan disa pajisje të kësaj industrie.

Autoritetet deri tani kanë arrestuar rreth 570 persona për sulme ndaj njerëzve, pronës publike dhe private, ndërsa qeveria tashmë e ka shpallur gjendjen emergjente, shkruan “The Guardian”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI