Flash

Brexit/ Afrojnë orët vendimtare për Britaninë

Lapsi.al 9 October 2019
Brexit/ Afrojnë orët vendimtare për Britaninë

Deputetët britanikë janë thirrur që të jenë pjesë e një seance speciale të shtunën, meqë kjo ditë konsiderohet vendimtare për procesin e Brexitit, apo largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Parlamenti do të takohet më 19 tetor pas samitit të Bashkimit Evropian, në të cilin ekziston mundësia e fundit që Britania dhe blloku evropian të arrijnë një marrëveshje para 31 tetorit.

Nëse arrihet ndonjë marrëveshje, kryeministri britanik, Boris Johnson do të kërkojë miratimin e deputetëve britanikë, mirëpo nëse nuk ndodh një gjë e tillë, një varg skenaresh tjera janë të disponueshme.

Johnson ka thënë me bindje se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, pavarësisht legjislacionit i cili detyron atë t’i kërkojë BE-së një shtyrje tjetër të Brexitit, nëse nuk arrihet marrëveshje deri më 19 tetor, apo përveç nëse deputetët arrijnë pajtueshmëri për Brexit pa marrëveshje.

 Parlamenti britanik është mbledhur vetëm në katër të shtuna nga viti 1939, duke përfshirë 2 shtatorin e atij viti, si pasojë e nisjes së Luftës së Dytë Botërore.

Negociatat në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Britanisë janë duke vazhduar ende, derisa në qendër të tyre mbetet ndalesa në kufirin irlandez, politikë e diskutuar në mes të ish-kryeministres britanike, Theresa May dhe BE-së, me qëllim të parandalimit të një kufiri të ashpër në mes të Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës.

Një ditë më parë, burime të Qeverisë britanike kanë thënë se marrëveshja për Brexit, apo për daljen e Britansë nga Bashkimi Evropian, “është në thelb e pamundur”.

Ky vlerësim, sipas BBC-së, pason një bisedë telefonike të kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​/BBC

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI