Flash

Babai i Beyonce-s flet për kancerin e gjirit: ‘E shoh botën ndryshe’

Lapsi.al 9 October 2019
Babai i Beyonce-s flet për kancerin e gjirit: ‘E shoh botën

Mathew Knowles, babai i Beyonce-s bëri një deklaratë në lidhje me kancerin e gjirit .

Në një intervistë me Good Morning America, 67-vjeçari zbuloi se së fundi është diagnostikuar me kancer në gji. Kur mori diagnozën, së pari telefonoi familjen.

“Është gjenetike,” tha ai. “Kjo do të thotë se edhe fëmijët e mi mund të vuajnë nga kanceri i gjirit një ditë. Edhe mbesat e nipërit e mi kanë shanse më të larta se të tjerët. Ata bënë ç’duhej bërë. U testuan.”

Knowles, që më parë ka qenë menaxheri i Beyonce, tha se iu drejtua mjekut kur vuri re njolla gjaku në bluza. Gruaja e tij vuri re njolla nëpër çarçafë. Edhe pse burrat kanë më pak shanse të preken nga kanceri i gjirit - një në 833 burra, në krahasim me një në tetë gra – mjeku i tij performoi sidoqoftë një mamogramë. Knowles tha se ka mutacionin e gjenit BRCA2, që rrit rrezikun. 67-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në korrik dhe është më mirë tani.

“Tani duhet të shqetësohem për katër gjëra: kanceri i prostatës, kanceri i pankreasit, melanoma dhe kanceri i gjirit,” tha ai gjatë intervistës. “Gjatë gjithë jetës duhet të tregohem i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për shenjat e këtyre sëmundjeve.”

Ai tregoi se po ndërmerr masa që të jetojë më shëndetshëm, ka hequr dorë nga alkooli dhe po meditohet e po ushtrohet rregullisht. “Çfarë konsideroja të rëndësishme dikur, s’e konsideroj të rëndësishme fare tani,” tha ai. “E shoh botën ndryshe.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI