Flash

Përveç rikthimit Vesa Luma një lajm tjetër të rëndësishëm për fansat

Lapsi.al 8 October 2019
Përveç rikthimit Vesa Luma një lajm tjetër të

Prej disa kohësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, i ka munguar skenës tonë dhe nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor.

Sipas Vesës, zhvillimet e fundit në jetën e saj, lëvizja e shpeshtë Shqipëri-Zelandë e Re, e kishin bërë atë të humbte frymëzimin.

“Dua t’ju kërkoj falje të gjithëve që më shkruani e prisni të lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë, nuk më vjen frymëzimi në asnjë moment. Besoj janë shumë faktorë që po ndikojnë në këtë gjendjen time. Nga fillimi i jetës së re për të cilën tashmë jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një ‘presion’ për të nxjerr 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë 98% të rasteve as që do të mbahen mend vitin tjetër e lëre më të jetojnë gjatë. Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme të gjej drejtimin e duhur, për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashuri. Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë, pavarësisht ‘hallakatjeve’ të mendjen sime për momentin. Do të mundohem mos t’ju zhgënjej.”- shkroi ajo në Instagram.

Mirëpo, duket se frymëzimi është rikthyer dhe në projektin e ri të Vesës do të bashkëpunojë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Njomza.

Vesa dhe Njomza janë takuar në Zelandën e Re, teksa Vesa ndiqte performancën e këngëtares.

Mirëpo, ajo nuk ka duruar ta mbajë më gjatë lajmin e bukur për vete, ndaj në një foto me Njomzën në Instagram ka shkruar:

“Çfarë nate! Njomza ishe e mrekullueshme! Çfarë zëri, çfarë performance! Shumë krenare për ty. Mezi po pres për KËNGËN TONË. Po, do të më shkruajë një këngë, ky është lajmi!”- janë fjalët e këngëtares, e cila duket super e lumtur nga ky bashkëpunim.

Të këshilluara

Bebe Rexha tregon raportin me babain

Pak kohë më parë Bebe Rexha foli për një marrëdhënie të ndërlikuar me babain i saj. Pas publikimit të këngës Last Hurrah, i ati e kritikoi ashpër duke i ...

14:35

Brenda vilës luksoze të Bebe Rexha-s (FOTO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare , Bebe Rexha, në vitin 2018, bleu një shtëpi me çmim prej 2.072,000 $ në Los Angeles.  Duke filluar që nga pjesa e oborrit, ai...

14:10

Rihanna së shpejti me një autobiografi

Këngëtarja e njohur, Rihanna ka zbuluar projektin e saj më fundit. Ajo ka njoftuar se do të publikojë autobiografinë e saj të quajtur “Rihanna”, një libër prej ...

12:25

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI