Flash

Pas ndarjes nga Kylie, Tyga tallet me Travis

Lapsi.al 8 October 2019
Pas ndarjes nga Kylie, Tyga tallet me Travis

Saga Travis Scott, Kylie Jenner dhe Tyga po bën namin në mediat rozë, pasi miliarderja konfirmoi ndarjen nga reperi me të cilin ka një vajzë!

Tani fansat tyre mendojnë se Tyga po tallet me Travis dhe fajin e ka një foto e fundit që ka publikuar reperi.

Kylie dhe Travis u ndanë dhe afërsisht dy sekonda më vonë ajo u pa duke bërë një vizitë në studion e regjistrimit të ish-të dashurit të saj Tyga.

Por Kylie, e cila ka qenë në një lidhje me Tyga-n para se të njihej me Travis Scott, i mohoi këto zëra.

 “Interneti i bën gjërat 100 herë më shumë dramatike nga ç’janë në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në orën 2 të mëngjesit me Tyga-n. Më patë duke lënë dy miqtë e mi në studion në të cilën ndodhej edhe ai”,  shkroi ajo duke mohuar takimin me Tyga-n.

Pak ditë më pas Kylie u fotografua sërish në një club nate, ku ndodhej shumë pranë ish-it të saj, Tyga-s dhe zërat nisën të shtohen edhe më shumë se diçka po ndodh!

Sikur të mos mjaftonte kjo, Tyga tani ka veshur atletet e Travis në një foto të fundit, dhe është e vështirë të mendojmë se është thjesht rastësi!

Sigurisht që nuk mund të mos viheshin re atletet Jordan 1s nga fansat e reperëve, të cilët nisën menjëherë të komentonin për kunjat që po hedh Tyga.

Të këshilluara

Bebe Rexha tregon raportin me babain

Pak kohë më parë Bebe Rexha foli për një marrëdhënie të ndërlikuar me babain i saj. Pas publikimit të këngës Last Hurrah, i ati e kritikoi ashpër duke i ...

14:35

Brenda vilës luksoze të Bebe Rexha-s (FOTO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare , Bebe Rexha, në vitin 2018, bleu një shtëpi me çmim prej 2.072,000 $ në Los Angeles.  Duke filluar që nga pjesa e oborrit, ai...

14:10

Rihanna së shpejti me një autobiografi

Këngëtarja e njohur, Rihanna ka zbuluar projektin e saj më fundit. Ajo ka njoftuar se do të publikojë autobiografinë e saj të quajtur “Rihanna”, një libër prej ...

12:25

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Me sytë katër

PAPARAZZI