Flash

Kush është emisioni lider i humorit në Shqipëri sipas Erion Isait

Lapsi.al 8 October 2019
Kush është emisioni lider i humorit në Shqipëri sipas Erion

Pas largimit nga “Portokalli”, aktori i njohur i humorit, Erion Isai, iu drejtua televizionit “Klan”, ku së bashku me Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun sollën “BE Coffee”. Mirëpo, atij iu desh të jepte dorëheqjen nga “Klan”, pasi mori detyrën e re si Kryetar i Bashkisë së Kolonjës. Ditën e sotme, Erion Isai ishte i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” me Suada Dacin dhe Alban Musën.

Ndër të tjera, ai foli për eksperiencën e tij si aktor në emisionet e humorit dhe e pranoi publikisht se për të, emisioni lider i humorit në Shqipëri vazhdonte të ishte “Portokallia”.

“Do të them diçka që e di që do bëhet lajm, por do ta them sepse e kam të sinqertë. Pas 16 vitesh Portokallia tregon që është lider në fushën e humorit. Pastaj në aspektin e zhvillimit profesional, në rastin tim, të Besit, të Olsit largimi ka dhënë sukses në fusha të ndryshme. Edhe Delinda, një nga vajzat më të talentuara të teatrit dhe televizionit do ta vazhdojë rrugën e vet me shumë sukses, por përsëri Portokallia mbetet emision lider”- u shpreh Isai sipas “Shqiptarja.com”.

Të këshilluara

Bebe Rexha tregon raportin me babain

Pak kohë më parë Bebe Rexha foli për një marrëdhënie të ndërlikuar me babain i saj. Pas publikimit të këngës Last Hurrah, i ati e kritikoi ashpër duke i ...

14:35

Brenda vilës luksoze të Bebe Rexha-s (FOTO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare , Bebe Rexha, në vitin 2018, bleu një shtëpi me çmim prej 2.072,000 $ në Los Angeles.  Duke filluar që nga pjesa e oborrit, ai...

14:10

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI