Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Telekom Albania rrit cilësinë e shërbimit me anë të brezit 800 Mhz

Lapsi.al 7 October 2019
Telekom Albania rrit cilësinë e shërbimit me anë të

Telekom Albania merr licensën për përdorimin e brezit të frekuencave 800 MHz. Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Ilir Zela i dorëzoi sot Drejtorit të Përgjithshëm të Telekom Albania, Z. Emil Georgakiev, autorizimin mbi të drejtat e përdorimit të këtij brezi.

Ky hap çel rrugën për përmirësime të mëtejshme të rrjetit dhe për zgjerimin e kapaciteteve. Abonentët do të përfitojnë rrjet më të fuqishëm, shpejtësi më të lartë interneti, mbulim me internet 4G dhe 4G+ në zona të largëta, si dhe navigim pa ndërprerje edhe në brendësi të godinave. Këto përmirësime do të ndjehen shumë shpejt në përdorim nga abonentët.

Gjithashtu, brezi i frekuencave 800 MHz është brezi i fundit i gjeneratës 4G duke i hapur rrugë gjeneratës së re 5G, e cila ndër të tjera do të jetë një bazë e fortë për zhvillimin e "Internet of Things."

Z. Zela, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme investimet e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike për zhvillimin e sektorit dhe ekonomisë në tërësi, shprehu angazhimin për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e mëtejshëm të telekomunikacionit nëpërmjet teknologjive 4G dhe në të ardhmen 5G, në funksion të shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët.

Ndërsa Drejtori i përgjithshëm i Telekom Albania, Z. Georgakiev, u shpreh se ky është një hap që do të japë mundësi për të ofruar shërbime më të mira për abonentët. Investime të tilla bëhen që cilësia e rrjetit të jetë në lartësinë e duhur për të përballuar zhvillimet e mëdha teknolodjike.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi situatën aktuale të tregut të telekomunikacionit në vend, perspektivën dhe zhvillimin e infrastrukturës së telefonisë së lëvizshme.

Të këshilluara

Metodat për të kursyer paratë

Nëse nuk jeni në gjendje të mbani një buxhet fiks, të shpenzoni më shumë sesa fitoni, apo të bëni blerje që në fund rezultojnë të kota, atëherë ju duhen disa kë...

13:57

Gabimi që bëni kur vishni xhinse të ngushta

Xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe nervat tuaja. Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë këtij lajmi pasi një grua në Australi vuajti dëmtim ...

17:09

Rreziqet që vijnë nga trajtimet estetike

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) paralajmëron për rrezikun e injektimit të mbushësve të lëkurës që përdoren për qëllime kozmetike. Ky rrez...

15:30

7 hapat për të reduktuar ankthin

Çrregullimet e ankthit, janë grupi më i zakonshëm i çrregullimeve psikologjike. Rreth 19 për qind e popullsisë amerikane, vuan çdo vit nga një çrregullim a...

17:00

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI