Flash

Ky është aplikacioni intim i Instagram

Lapsi.al 7 October 2019
Ky është aplikacioni intim i Instagram

Keni bërë ndonjëherë një foto që do të donit ta ndanit vetëm me miqtë tuaj të ngushtë … por gabimisht gishti juaj shkon aty ku s’duhet dhe para se ta fshini, e kanë parë të gjithë ndjekësit tuaj (përfshirë hallën tënde)?

Epo tani Instagrami po lançon një aplikacion krejtësisht të ri të mesazheve fotografike të quajtur Threads, gjë që e bën publikimin e fotografive për miqtë tuaj të ngushtë, shumë më të lehtë.

Ja se si funksionon:

Aplikacioni, të cilin mund ta shkarkoni në App Store dhe i cili është veçmas nga Instagrami, hapet direkt në kamera për qasje më të lehtë në fotografi. Por ajo që e bën më të lehtë përdorimin sesa Instagram është se përkrah butonit në fund të ndërfaqes së kamerës janë fotografitë e profileve të llogarive me të cilat ndërveproni më së shumti.

Ju thjesht mund të zgjidhni foton e personit i cili do të dëshiroje të të shihte foton.

Dhe, nëse doni të dërgoni fotografi ose video për shumë njerëz, thjesht mund të klikoni në butonin që jeni mësuar tashmë, gjë që do t’ju sjellë listën tuaj me miqtë e ngushtë.

Kamera gjithashtu ka shkurtesa të integruara që Instagrami nuk i ka – ju mund të rrëshqitni lart për të dërguar dhe tërhiqni poshtë për të fshirë.

/refinery29.com

Të këshilluara

Granit Xhaka, baba për herë të parë (Foto)

Xhaka para disa ditësh mori ndoshta lajmin më të mirë në karrierën e tij, pasi u emërua si kapiten i klubit të futbollit Arsenal, duke u bërë pasardhës kështu i...

12:37

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI