Flash

Hapja e negociatave/ Parlamenti francez diskutim për azilkërkuesit shqiptarë

Lapsi.al 7 October 2019
Hapja e negociatave/ Parlamenti francez diskutim për azilkërkuesit
Nëse qëndrimi i Francës në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë mbetet mister, sot është marrë vesh diçka më shumë. Të hënën pasdite në asamblene kombëtare në Paris u zhvillua një debat lidhur me emigracionin, i kërkuar nga partia e presidentit Makron. Natyrisht debati rreth dy orësh i deputetëve u zhvillua rreth kësaj patateje të nxehtë të politikës së brendëshme franceze, por prej aty nuk u përjashtua Shqipëria. Sipas një dokumenti, të hartuar nga pallati Matinjon (selia e qeverisë) për deputetët,  obsesion i qeverisë mbetetn kërkesat për azil nga vendi ynë, i konsideruar nga Franca si një shtet i sigurtë, pra ku funksionon shteti ligjor dhe ku azili politik nuk është i justifikuar. Pikërisht këtë përmendi që në fillim të fjalës së tij kryeministri francez Eduard Filip (shiko vdeon ketu 0014 25). Po të njëjtin shqetësim e përmendi nominalisht edhe Emanuel Makron, të martën në 1 tetor, gjatë një fjalimi në Këshillin e Europës në Strasburg. Ai tregoi me gisht kërkesat për azil politik që vijnë edhe nga vende "që kërkojnë të hapin negociatat e pranimit me BE". Pikërisht kjo temë e azilkërkuesve nga Shqipëria është kthyer në temë qëndrore në vendin e galëve. E përditshmja Le monde, në numrin e sajt të fundit, që i kushtonte një reportazh shqiptarëve që kërkojnë azli, theksonte se vendi ynë reshtohet i dyti pas Afganistanit. Ajo theksonte se 10 % e kërkesave që trajtohen nga Franca vijnë nga Shqipëria dhe Gjerorgjia, pra të njëjtat fjalë që tha dhe kryeministri Filip në parlament. Vetëm gjatë vitit 2019 nga vendi ynë janë paraqitur 5609 të tilla. Kaq ka mjaftuar që kjo të kthehet në një çështje dite në Paris. Pikërisht ajo zuri vend edhe në debatet e sotme në asamblenë kombëtare të Francës. Dhe fakti që presidenti Makron dhe kryeministri Filip e lidhën atë me çështjen e hapjes së negociatave, nuk pritet të kalojë pa lënë gjurmë. Natyrisht Franca e ka çështje të politikës së saj të brendëshme debatin për emigracionin. Dihet gjithashtu se Makron është shprehur hapur, si pasojë e vizionit të tij, për ta ndërprerë zgjerimin e BE. Lexo me tej:

Negociatat/ Rama dorëzohet, heq dorë nga joshja e Macron

Por, mes këtyre dy linjave mund të pikaset qëndrimi që Parisi do të mbajë në mbledhjen e vendeve anëtare të BE në mes të tetorit. Mënyra se si po flitet sot për Shqipërinë në parlament zbuloi sadopak hapat e ardhshëm. A do ta shndërrojë Franca në një sebep për mos hapjen e negociatave problemin e azilkërkuesve nga Shqipqria, apo thjesht në rastin më të mirë, ulja e numrit të tyre do të jetë një kusht më tepër përpos 9 kushteve që vuri bundestagu? ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI